100% vdekjet në intubim gjatë pandemisë së CoVid-19, nis hetimi për spitalin e Agrinjos në Greqi

20 Maj 2025, 10:58Rajoni TEMA
100% vdekjet në intubim gjatë pandemisë së CoVid-19, nis

Mediat në Greqi raportojnë se prokuoria e Agrinjos ka hapur një hetim dhe ka ngritur akuza ndaj dy mjekëve dhe pjesëtarëve të administratës të një spitali në Agrinjo për shkak se gjatë pandemisë së CoVid-19 në këtë spital vdiqën të 41 pacientët që iu nënshtruan intubimit.

Akuza është pasuruar edhe me pretendime të gjashtë të afërmve të të tri prej viktimave. Në vitin 2021, kur nisi hetimi për numrin e vdekjeve, administrate dhe autoritetet deklaruan se virusi ishte i ri dhe u ndoqën protokollet e OBSh-së.

Dyshimet janë se spitali ishte me staf të paplotësuar dhe futja në intubim pa stafin e kualifikuar çoi në vdekje të pashmangshme të pacientëve çka përfaqëson një kapitull ende të pasqaruar mirë për përgjegjësitë e autoriteteve të shëndetit publik për menaxhimin profesional të pandemisë.

2 Komente

  1. J
    Jo pakujdesise

    Edhe ne vendin tone e njejta gje ndodhi. Spitalet sidomos ato private nuk arriten te shpetonin ata qe vuanin nga CoVid-19. Pati nga ata qe shkuan per nje kontroll, dhe mbeten pa fryme nga intubim, cka tregon per nje pakujdesi profesionale te mjejeve. Nuk behen prova ne kurriz te shendetit te pacienteve. I permenda spitalet private jo pa qellim. Nuk dua ta besoj terheqjen nga paraja megjithese tashme eshte bere profesion mbi profesionin e mjekut. Vone eshte per te analizuar shkaqet qe cuan ne ate katrahure, por me mire vone se kurre. Familjaret e ketyre rasteve ua di shpirti si e perjetojne kur degjojne fjalen CoVid-19. Tmerr pa fund. Akoma eshte e pabesueshme si iken te afermit tane.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zoti na Ruajte

      Zoti na Ruajte..nje Kusheriri ime i Ndjeri....62-vjece...me nje Trupe Sportiv...shkoj ne nje Spital Private ne Tirane...per nje "Ftohje te lehte"...dhe u kthye ne nje Arkivol Hekuri.... edhe pse Familja Pagoj 15-te mij Euro..Nuk u more veshe se nga se Vdiq????????????????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje