Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe për të 18 herë kur u mblodh sipas radhës mëngjesin e së hënës. Seanca u ndërpre pasi nuk pati kuorum për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë.
Partitë po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse është i lejuar ndryshimi i mënyrës së votimit, nga i hapur në të fshehtë, çështje kjo që është dërguar për interpretim nga AAK. Mirëpo, Kushtetueses mund t’i drejtohen edhe për gjithë ngërçin aktual, qoftë presidentja Vjosa Osmani, apo ndonjë grup deputetësh.
“Ne s’kemi krizë juridike, kemi krizë politike. Në këtë situatë edhe përgjigja duhet të ishte politike dhe zgjidhja do të duhet të ishte e tillë, por nëse një gjë tillë mungon edhe për një periudhë të caktuar unë besoj që duhet dikush të merret me një adresim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Memli Krasniqi.
Lëvizja Vetëvendosje tha se partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë po refuzojnë çdo lloj mundësie për bashkëpunim.
“LDK del thotë ne nuk votojmë asnjë kandidatë. Kjo tregon që LDK është komplet përgjegjëse për bllokimin. PDK thotë ne nuk votojmë asnjë kandidatë që ka qenë pjesë e qeverisë, ministra apo zëvendësministra. AAK thotë ne kemi një propozim tonin. Propozimi na takon neve”, tha Dimal Basha.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës doli me një tjetër propozim për kandidaten e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, pasi po dështon të zgjidhet në këtë post.
“Veç me propozu për Çmim Nobel Albulena Haxhiun edhe pse Çmimi Nobel është për të arriturat dhe sukseset në ndonjë fushë apo lëmi, e tash veç me propozu për Çmim Nobel për dështimet e njëpasnjëshme me plot seanca dhe vazhdimi i Lëvizjes Vetëvendosje me të njëjtin kandidat”, deklaroi Time Kadrija.
Ashtu sikurse edhe seancën e kaluar, Vetëvendosje sërish propozoi që seancat të mbahen njëherë në javë dhe jo çdo 48 orë, por u refuzua nga të gjitha partitë e tjera.
Kosovaret nuk mbahen as per te mencur as per njerez te mire. Sa me shpejt te marre fund ajo fole ligesie aq me mire
O kry puna e Kosoves, e e kane vulos ket dyshja filoserbe Sali Berisha e Albin Kurti. Kot lodhet Serbia, ajo duhet vetem ti fton kosovaret per te festuar ne Beograd ditet e ri-bashkimit.
Vallai te drejte ke
Po ashte shum normale qe kosova e gjore eshte ne kete gjendje,kur shef nivelin e deputeteve si dimal basha qe shet mend e moral apo kumarica kusari qe flet e dakordohet me radojqiqin dhe i quajne te tjeret tradhetar ateher ma mir bllokad sesa realizim i qellimeve te serbise ne heshtje, shifni marifetet e minister peci speci i cili Devollin e quan kriminel se punson lbi 5000 familje ne kosove kurse biznismenin nga serbia e quan te ndershem sepse ishte musliman thot peci speci,apo ai tjetri qe punson edhe gjyshen e tij ne teater vetem se eshte i sigurt se e voton,e pra ma mir pa kryeyare kukull dhe qeveri te ndyre.
Kosovare ne fakt u mungon tradita e elitave. Vec ndonje futbollisti ose ndonje striptiste kengetare Kosova s prodhon dot intelektuale. Si afro-amerikanet pak a shume. Isa Boletini qe mburren ata ishte bodigard i Ismail Qemalit, i biri i tij, Pajazit Boletini sherbetor i nazisteve ne luften e dyte boterore. Ndaj nuk cuditem me asgje nga ata. Mendimi im eshte qe ky bicim-shteti nuk do mbijetoj 20-30 vitet e ardhshme. Me keqardhje po shteti do material elite jo kopsh zoologjike
Kjo kandidatja e vetvendosjes qenka nje plehre qe nuk jep doreheqjen nga kanditatura.