
Nga Sandra Cvetkoviq
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të kontribuojë në zhvillimin e një qasjeje strategjike ndaj rajonit, vlerëson Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL).
Lideri i demokristianëve gjermanë, Merz, bëri betimin në Bundestag më 6 maj, dhe u bë kancelari i dhjetë në historinë e Gjermanisë, pasi siguroi shumicën e nevojshme vetëm në rundin e dytë të votimit.
Sa i përket qasjes së Gjermanisë ndaj dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, Weber vlerëson se Berlini, në vend që të rifillonte me themel këtë proces, doli me propozimin franko-gjerman, çka çoi në "shkatërrimin e plotë të dialogut politik" dhe në dy marrëveshje që, sipas tij, nuk ekzistojnë në realitet.
Sipas Weberit, Qeveria e re e Gjermanisë duhet të ndërmarrë një "kthesë strategjike" ndaj Serbisë dhe ndaj politikës së regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që dialogu politik të mos fundoset.
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e pranuan më 2023, fillimisht ishte e njohur si plani franko-gjerman, dhe u mbështet nga BE-ja dhe vendet perëndimore. Më pas, u dakordua edhe një aneks për zbatimin e marrëveshjes, por në praktikë thuajse asgjë nuk është realizuar.
Weber thotë për REL-in se mbetet për t’u parë nëse Gjermania ka apo po ndërton një strategji të përshtatshme të politikës së jashtme, por se me siguri do të shprehë shqetësime për “aktorët e tretë me ndikim të dëmshëm në Ballkan”.
Radio Evropa e Lirë: Z. Weber, si do ta përshkruanit strategjinë e politikës së jashtme të Qeverisë së kancelarit Merz? Si ndryshon ajo nga politikat e paraardhësve të tij, Olaf Scholz dhe Angela Merkel?
Bodo Weber: Është ende herët për të gjykuar. Me vizitat në Paris dhe Varshavë, që në ditën e parë të mandatit, si dhe me vizitën e përbashkët në Kiev, me homologët nga Franca, Britania dhe Polonia, kancelari Merz dërgoi një sinjal të fortë se Gjermania do të marrë një rol udhëheqës në kuadër të BE-së, në nivel global. Politika e qeverisë së re është përcaktuar që gjatë negociatave të koalicionit, në dritën e sjelljes së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe administratës së tij ndaj Ukrainës dhe BE-së, me theks të veçantë në forcimin e politikës së përbashkët të sigurisë së BE-së, bazuar në bindjen se SHBA-ja është tërhequr nga Evropa si partnere vlerash.
Megjithatë, hapat e parë, si vizita në Ukrainë dhe nisma e përbashkët BE-SHBA për armëpushim, të shoqëruar me deklarata se SHBA-ja mbetet partneri kryesor, rezultuan të pafrytshme, siç u pa kur Trump e braktisi nismën dhe u dorëzua para Vladimir Putinit. Do të shohim se si do të zhvillohet më tej.
Megjithatë, qeveria e re dhe kancelari i ri po theksojnë nevojën për një politikë më vendimtare në planin evropian dhe ndërkombëtar. Pyetja mbetet nëse do të kenë strategjinë e nevojshme.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë roli mendoni se duhet të luajë Gjermania në politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor?
Bodo Weber: Gjermania duhet të marrë përsëri rolin udhëheqës në politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të ndihmojë në krijimin e një politike strategjike për rajonin – diçka që BE-së i ka munguar për më shumë se dy dekada – përfshirë edhe nevojën urgjente për një kthesë ndaj Serbisë dhe një qasje më politike ndaj krizës në Bosnje.
Radio Evropa e Lirë: Si e shihni angazhimin e kësaj qeverie në kuadër të Procesit të Berlinit?
Bodo Weber: Ndryshe nga ardhja e qeverisë së mëparshme të Scholzit, kur nuk ishte e qartë nëse kancelari kishte ndër mend të vazhdonte me Procesin e Berlinit, kësaj here marrëveshja e koalicionit njofton qartësisht vazhdimin e tij. Pra, Berlini mbetet i përkushtuar ndaj këtij procesi.
Radio Evropa e Lirë: Si mund të qaset Gjermania ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, duke pasur parasysh kontekstin politik në BE dhe zhvillimet në rajon?
Bodo Weber: Aktualisht, kjo është e paqartë – ashtu si e gjithë politika ndaj Ballkanit Perëndimor. CDU/CSU [Unioni Demokristian/Unioni Socialkristian], gjatë kohës në opozitë, ka mbështetur konceptin e anëtarësimit të shkallëzuar, që, sipas meje, është një koncept i dështuar dhe, në fakt, një mënyrë për të refuzuar anëtarësimin e plotë, duke ofruar një status të dorës së dytë. Në negociatat për koalicion, socialdemokratët arritën ta neutralizojnë këtë koncept. Megjithatë, marrëveshja përmend nevojën për reformimin e brendshëm të BE-së, për të pranuar anëtarë të rinj – një kërkesë që ekzistonte edhe më herët, por pa sukses. Problemi kryesor i politikës gjermane është se, për tre dekada, nuk ka dhënë kontribut serioz në debatin strategjik për të ardhmen e BE-së dhe, rrjedhimisht, as për të ardhmen e zgjerimit.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë roli mund të luajë Gjermania në dialogun Kosovë-Serbi, veçanërisht nën udhëheqjen e kancelarit Merz?
Bodo Weber: Qeveria e re konservatore përballet me trashëgiminë e dialogut politik që nisi kancelarja Merkel, me përkrahjen e deputetëve konservatorë. Nën Scholzin, në vend të një rivendosjeje të thellë të dialogut, pas episodit të rrezikshëm të shkëmbimit të territoreve, Qeveria gjermane ndërmori iniciativën franko-gjermane me një vullnet të pamjaftueshëm politik, dhe duke vazhduar politikën e dështuar të pajtimit ndaj regjimit të Vuçiqit. Rezultati ishte shembja e dialogut, dhe dy marrëveshje që, në fakt, nuk ekzistojnë.
Pyetja është nëse Qeveria e re gjermane do të këmbëngulë në këto marrëveshje të papërmbushura, apo do të ketë guximin të nxisë një rinisje të thellë të dialogut – për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Kjo do të kërkonte një kthesë strategjike të politikës së BE-së ndaj Serbisë, duke mos e trajtuar regjimin e Vuçiqit si partner vlerash. Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndërprerjen e marrëdhënies së CDU-së me "partinë motër" SNS [Partia Progresive Serbe]. Mbetet për t’u parë nëse CDU-ja dhe Merz kanë forcën për këtë. Në të kundërt, dialogu do të thellohet edhe më shumë në krizë, dhe BE-ja do të humbasë më shumë kredibilitet si aktor demokratik, në Kosovë dhe në Serbi.
Radio Evropa e Lirë: Vitin e kaluar, Gjermania dhe Franca e kushtëzuan mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. A do ta mbajë Gjermania këtë qëndrim?
Bodo Weber: Ndryshe nga Parisi, Gjermania ka qenë më e butë në kushtëzimin për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës. Nëse Berlini do të vazhdojë me këtë politikë për Asociacionin – në mungesë të një kuadri strategjik – mbetet për t’u parë, dhe do të varet nga ajo nëse do të ketë kthesë strategjike në politikën ndaj dialogut.
Radio Evropa e Lirë: Si mund të zhvillohet mbështetja bilaterale e Gjermanisë ndaj Kosovës me këtë qeveri – sidomos për sa i përket kushteve politike apo ndihmës për zhvillim?
Bodo Weber: Pres që marrëdhëniet bilaterale të mbeten të qëndrueshme. Me suksesin e socialdemokratëve, që kundërshtuan bashkimin e ministrisë së Zhvillimit me atë të Punëve të Jashtme gjatë negociatave për koalicion, u kufizua automatikisht mundësia për të ulur fondet për ndihmën zhvillimore në përgjithësi – përfshirë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një sinjal i rëndësishëm, veçanërisht në kohën kur USAID-i [Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar] është tërhequr, dhe disa vende të BE-së kanë ulur ndjeshëm ndihmën.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë qasje mund të ketë Gjermania ndaj pranisë në rritje të aktorëve të jashtëm, si Rusia, Kina apo Turqia, në Ballkanin Perëndimor?
Bodo Weber: Gjermania, si deri tani, do të mbetet e shqetësuar nga veprimet e aktorëve të dëmshëm në Ballkan. Por, mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja, nën administratën Trump, do t’u bashkohet këtyre aktorëve që minojnë interesat e sigurisë dhe vlerave të BE-së në rajon. Vetëm përmes një politike vendimtare dhe strategjike të BE-së mund të përballohen me sukses këta aktorë – dhe për këtë nevojitet udhëheqje serioze nga Gjermania.
Kosova eshte qendra e Talebanizmit dhe injorances ne Evrope.
Me ne fund dikush e tha. Po ketu tek ne thone "vellezerit Kosovare". Pervec injorances ata kane dhe super urrejtje per Shqiperine, e s kane lene njeri pa prere ne bese
Kush nuk do Dardanet e Kosoves, !!!!le te mbylli syte dhe te hapi gojen,,do ndryshojne mendimin,,,do fluturojne ne greqi apo serbi nga lumturia,,kaq e thjeshte
Nuk të mjaftojnë vuajtjet e SHOTË GALICËS; u tret nga uria, vdiq në vuajtje me ëndërrën SHQIPËRI, ëndërra e miliona e miliona shqiptarësh jashta kufirit të Londres!
O ndalni hovin antishqiptar o ju stalinistat autikanibalista! Ndalni kete hov o trutredhur. Ti hani mutin Kosoves, stalinista rebel te Sudes.
O gjerman aga ! Kosova ua ka fajin qe marrveshjet nuk gjejne zbatim? Jo zoteri .Ju dhe Franca jeni pozicjonuar gabim. Ne vend ti thyeni hunden vrasesit e perkedhelni. Mos ka dicka tjeter qe ju s'jeni ne gjendje ta zgjidhni kete ngerc shekullor ? Kosova ,me nje popull ,qe ju adhuron e respekton, i mban syt nga ju dhe SH.B.A, vuan edhe pas 26 viteve trysnin serbe . Ku eshte ajo lavdi e krenari Evropjane qe i dha drite ,kulture e shkence gjithe botes . Mos kini marr tatpjeten e nuk dini se kush jeni e c'duhet te beni ? A po nuk doni te perballeni me kercenimin Rus ? Cfare te komentoj kur shikoj nje deshtim totaln daj nje vendi agresor sic jane Serbija e Rusija . U mburrTramp se do ta ndaloje luften ne Ukraine e tani thote se nuk do Zhelenski ,sic i thoni ju Kurtit .Beni ate qe po beni me Ukrainen.Armatoseni Kosoven e Shqiperine se e zgjidhin ata kete lemsh .Ju kini qe kini akoma stoqe. 5 dron moren nga Turqija dhe Vucici vuri alarmin . Pa le tu jepni ju sisteme raketore, si do e ulin koken. Ja kaq e thjeshte eshte, kur ju nuk doni te ngaterroheni .Leua shqiptarve se ata me keto jane marre ne shekuj. Ne e dim qe serbet kane dashnoret ne Evrope ,por jo te tallen ata, me ju sa nuk pranojne ato qe ju rekomandoni, per nje paqe ne Ballkanin perendimor.
Ore ti i njeh Kosovaret sa budallenj e te keqinj jane? Apo je vete Kosovare e ben propagande ketu. S ke nevoje te marresh vesh nga politika, pyet njehere dike qe ka punuar me Kosovare te tregoj si jane
Ende ti Genci me gojen tende plote mut. Vazhdo e ha mut se qenje mutngrense qenke. Vetem se mire do te ishte te ikje andej te medijat tua grekoshkije e te qelbesh atje.
Shumë keq, sipas Rusoserbëve dhe vëllazërisht gjithmonë. Leri përjashtimet e idiotëve shiptarella.!
Qeveria gjermane duhet thjesht ta perjashtoje vehte nga vendimi per te ardhmen e shtetit te Kosoves. Kete duhet ta beje Serbia e Kosova, dhe vulen tia ven Trump. Kurti nuk duhet te jete pale ne kete vendim. Ai e ka vendin ne Hage, sa ma par ma mire.
Une mendoj se Kosova s duhet te jete pale ne vendimin per te ardhmen e tij se nuk prodhojne dot material elite qe i duhet shteti. Nga andej ke vetem budalllalleqe, urrejtje, perralla
Dino, Kosova perjwte te jetve do te pytetet vet dhe do te jete mbi palet per fatin e saj. Kshtu mbijetoj Kosova 1000 vjet roberi e luftra dhe kshtu do te dij edhe ne te ardhmen. Nuk eshte shkjau ashtu sic e madherojne ca legen bastard shqiptar. Sot jemi ne nje pozicion tjeter, liften em shkajun nuk e pritojme. Sot shkjau nuk ka rezervat ushtarake te federates jigosllave dhe as standardin qe kemi ne si Kosove brenda e kasht. Kosova ka Adem Jashara, ka pas e do te ket gjirhmone.
Ata qe mbjellin pakenaqesi dhe urrejtje mes shqipetareve te Kosoves dhe Shqiperise jane serbet,ose me gjere antishqiptare....vetem duke qene ne linje,bashk dhe te vendosur ..SHqip..-Kosov,me SHBA dhe Gjermani ne krah....
Hap syte zotrote, Kosova nuk do jete as krahine ne Serbi, sa te ribashkohen ata nuk do pranojne te flasin ma shqip sepse ma mbare e kane serbishten.
herdhet m´i gëzofsh!