Çfarë përfiton Kosova nga pakti që lidhi me SHBA-në?

16 Maj 2025, 22:10Rajoni TEMA
Çfarë përfiton Kosova nga pakti që lidhi me SHBA-në?

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes nënshkruan, më 13 maj, Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim, e njohur si CISMOA. Çfarë është ky pakt dhe si i ndihmon ai Kosovës?

Shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është formalizuar me një pakt ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) u nënshkrua më 13 maj nga gjeneralmajori amerikan, John Phillips, dhe gjenerallejtënanti kosovar, Bashkim Jashari, në Prishtinë.

Kosova është shteti i 33-të me të cilin SHBA-ja ka nënshkruar marrëveshjen e tillë.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë, pakti u cilësua si “një hap i madh përpara në forcimin dhe sigurinë e të dyja kombeve”, ndërkaq nga pala kosovare si marrëveshje “e rëndësisë së veçantë”.

Çka është CISMOA?

SHBA-ja nënshkruan CISMOA-n me partnerë ndërkombëtarë, për të mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacioneve të ndjeshme ushtarake dhe përdorimin e pajisjeve të avancuara të komunikimit.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, shpjegon për Radion Evropa e Lirë (REL) se SHBA-ja është ndër partnerët kryesorë të bashkëpunimit ushtarak, prej nga FSK-ja siguron “shumicën e armatimeve dhe pajisjeve”.

Ndër to janë edhe ato me teknologji të avancuar, me të dhëna kriptografike, dhe që “në vete kanë shumë elementë të ndjeshëm”.

CISMOA, thotë Maqedonci, “mundëson që ne – përveç t’i vazhdojmë blerjet – këto pajisje t’i kemi në përputhshmëri me pajisjet dhe me sistemet në SHBA”.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani, thotë për REL-in se pakti i ri paraqet elementin e simbolikës dhe të mbështetjes së SHBA-së për Kosovën, në veçanti për sektorin e sigurisë.

CISMOA, sipas Ramadanit, “nënkupton që FSK-ja avancon në komunikim dhe përdorim të pajisjeve të njëjta, në sistem të njëjtë, në linjën e njëjtë me ushtrinë amerikane, në raste të operacioneve të përbashkëta dhe ndërveprueshmërisë”.

Ai shton se marrëveshja përfshin edhe shkëmbimin e informacioneve dhe të inteligjencës ushtarake.

“Kjo është pjesë goxha me rëndësi. Sapo të themi ‘shkëmbim informacionesh’ dihet se jemi duke folur për informacione të klasifikuara”, thekson Ramadani.

Si i ndihmon CISMOA Kosovës?

Autoritetet kosovare thonë se përmbajtja e marrëveshjes së re me SHBA-në mbulon shumë fusha dhe aspekte të bashkëpunimit ushtarak.

Pjesa më e madhe e marrëveshjes është e klasifikuar dhe nuk mund të jetë transparente për publikun, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Megjithatë, për çështjet që tashmë janë të njohura për publikun, Maqedonci shpjegon me terma konkretë se çfarë përfiton Kosova nga CISMOA.

Për shembull, sistemi raketor kundërtank Javelin, në proces të blerjes së të cilit është Kosova, sipas Maqedoncit përmban të dhëna që kanë një lidhje me teknologjinë e avancuar.

CISMOA ia mundëson FSK-së qasjen e drejtpërdrejtë, përmes kanalit të sigurt të komunikimit, në të dhënat e ndjeshme që përmban sistemi, si dhe në përditësimin që u bëhet atyre të dhënave, për përdorim më efektiv, thotë ai.

“Pra, nuk kemi nevojë për kërkesa shtesë dhe procedura burokratike, por kjo marrëveshje na mundëson qasje në të dhënat, në elementë sensitivë dhe të klasifikuar të këtij sistemi, dhe që e kanë bazamentin në SHBA”, thekson Maqedonci.

Ai shton se CISMOA mundëson të njëjtën qasje në elementët e klasifikuar edhe për helikopterët amerikanë Black Hawk (Skifteri i Zi), për të cilët autoritetet e Kosovës kanë shprehur publikisht interesimin që t’i kenë në inventar të FSK-së.

Kjo marrëveshje, siç thotë Maqedonci, i hap mundësi Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës që të vazhdojë me blerjen e pajisjeve dhe armëve nga SHBA-ja, sipas konceptit “shtet me shtet”, duke prokuruar drejtpërdrejt me qeverinë amerikane.

Vendet që nuk janë pjesë e CISMOA-s nuk mund ta kenë këtë qasje në të dhënat e përditësuara të pajisjeve ushtarake me elementë sensitivë dhe të GPS-ve [Sistemi i Pozicionimit Global], pa kërkesë të veçantë nga ato dhe pa aprovim të veçantë nga SHBA-ja, tregon ministri në Detyrë i Mbrojtjes i Kosovës.

Sistemi i komunikimit të sigurt, që garanton CISMOA, konsiderohet i domosdoshëm për shtetet që duan të ndërtojnë partneritet ushtarak, dhe si i tillë partneriteti mund të bëhet në baza të besueshmërisë së ndërsjellë.

Ramadani thekson se besueshmëria ndërlidhet me shkëmbimin e informacionit në mënyrë të sigurt dhe komunikim me pajisje të sigurta ndërmjet dy ushtrive.

Në rastin konkret, sipas tij, FSK-ja do të avancojë në përdorimin e linjës së sigurt me SHBA-në.

Kjo, sipas Ramadanit, do të thotë komunikim i drejtpërdrejtë - me pajisje të njëjta dhe me sistem të njëjtë, ndërmjet dy ushtrive - në të cilin masat e sigurisë dhe shkëmbimit të informacioneve janë të larta.

“Pra, nuk mund të përgjohen nga shtete apo organizata armiqësore”, thekson Ramadani.

Ndonëse ushtritë e secilit vend kanë rregullat e veta të funksionimit të brendshëm dhe të komunikimit, Ramadani thotë se, me marrëveshjen e arritur, në rast të ndonjë bashkëveprimi ndërmjet njësive të FSK-së dhe njësive të ushtrisë së SHBA-së, në ndonjë mision paqësor apo stërvitje ushtarake të përbashkët, do të vlente vetëm rregulli i funksionimit të brendshëm i ushtrisë amerikane.

“FSK-ja dhe ushtria amerikane do të kenë procedura dhe standarde të njëjta, si dhe mënyrën e veprimit të njëjtë. Pra, sikurse [FSK-ja] të jetë një njësi e ushtrisë amerikane, në kuptimin e sistemit të komunikimit me ta”, shpjegon ai.

REL

13 Komente

  1. M
    Meloni

    Haj një mut shoku Rama. Qelbesirë komuniste që vetem pjerdh, vjedh mashtron, mbush hundet, dhe I bie bythes.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dino

      Po trute ne koke i ke ti? Sido qe te jete Rama dhe Shqiperia me lart se ai handikati i Kosoves dhe fshati juaj eshte. Ju ndihmuam per sevap ju budallenj e tani mirenjohja juaj eshte sharja

      Përgjigjjuni
    2. A
      Agim

      Ore se u ngaterrova tani. Kosova a nuk eshte Serbi sipas rezolutes 1244?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hahahahaha

        Per ty por jo per gringot....ato i bejn m..persiper rezolutes 1244....e nuk ka kush tu thote nje "gjysem" fjale.....se jane kapot e Planetit.......qe nuk e "rruajn" per me te bukurin ne kete Planet....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Flm per pergj

          Përgjigjjuni
      2. R
        Rita

        Ka ndaluar se na interesuari Kosova. Cfaredolloj lajmi te hapesh per Shqiperine ne youtube ose portale do e gjesh te permbytura me komente sharjeje injorante nga Kosovaret. Jetojne ne kete bote ata? E dine qe me poshte se Kosova s ka ne kete planet?

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hypsi i nenes tate

          O te shkerdhefsha robt mor shpellar qe iu shkerdheu edhe klysht e shpisë Rama po kush pjerdh për Kosoven mor lango. kjo eshte marveshje spiunllku me perrallat e Rel vlen per vende te treta jo per antaret e NATO o shpellar po per vendet arabe dhe afrikane.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Afrikani Udhetues

            Wow Kosova me 1 mije ushtare dhe buxhet sa bashkia Librazhd eshte superfuqi Ballkanike. Keshtu ka thene analfabeti Maqedonski qe flet me hunde

            Përgjigjjuni
            1. B
              Brsimtari

              Komentues te nderuar… Per gjera qe nuk i kuptoni mire, … ose mos shkruani ose komentet shoqerojini me pyetje! Ai Meloni, … se kupton dot qe Shqiperia edhte ne NAToO, dhe nuk mund te hyje ne nje sistem te vecante me USA , ku vete USA eshte partneri kryesor dhe keto informacione i kand ne ndetveprimet e NATO-s, Keshtu , sa per ta kuptuar! Urime Kosoves, dhe kjo rshte gjd e madhe, … dhe besoj nje gje e tille nuk eshte me Serbine!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trollët serb

                Shan dhe fyen Kosovën po i njëjti që i përgjigjet vetes ;) Padyshim serbë janë.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agim

                  Po Kosovaret i ke pare ti shajne si handikapat shqiperine cep me cep? Pervecse prishin pune ku munden. Aty mbahu ti se jane Serb ata qe komentojne. E kupton qe s i keni lene vend vetes per asgje?

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Na mbytën përgjithësimet

                    Na mbytën përgjithësimet! Shenjë se këta komentues janë jointeligjentë, nëse nuk janë minoritarë shovenistë ose trollë të paguar. E vërteta: shqiptarët e Kosovës vdesin për Shqipërinë!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Monda

                      I dashur keto jane propaganda 2 lekeshe qe nuk ti beson as femija 2 vjec.

                      Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje