Aksident në Greqi, treni me 45 pasagjerë përplaset me kamionin

14 Prill 2025, 12:36Rajoni TEMA
Aksident në Greqi, treni me 45 pasagjerë përplaset me kamionin

Një aksident është regjistruar në Greqi, ku një tren me dhjetëra udhëtarë është përplasur më një kamion në Kalkidë.

Përplasja mes mjeteve ndodhi në një hekurudhe periferike që funksiononte në linjën Halkida-Athinë.

Treni është përplasur me një kamion në Vathy të Avlidës, pranë Kantiereve Detare. Në tren ishin 45 persona, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve kamioni ka shkelur një kalim automatik në nivel, duke bërë që treni ta godasë.

Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

1 Komente

  1. a
    aleksander

    ka shkelur nje kalim automatik ne nivel... ajde mere vesh se ç'ka dashur te thote , keta jane ata analfabetet shqipfoles qe dolen nga kolegjet islamike turko-arabe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje