Aksident tragjik në Bosnje-Hercegovinë, humb jetën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

20 Prill 2025, 09:33Rajoni TEMA
Aksident tragjik në Bosnje-Hercegovinë, humb jetën deputeti,

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, në Bosnje e Hercegovinë.

Mediat vendase raportojnë se deputeti i Kuvendit Nacional të Bosnje e Hercegovinës, Srgjan Todoroviç, ka humbur jetën në këtë aksident, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “9 Janari”, ka konfirmuar Policia e Banjallukës.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50, në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve, tragjedia ka ndodhur kur makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkion e një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëparshëm.

2 Komente

  1. G
    Gjeli

    U prefshin ne paqe

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mëngjesi malesh

      Duhet kujdes

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje