Për të tretë herë me radhë, deputetët vazhdojnë seancën konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Partitë kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e formimit të institucioneve të reja, pasi ende nuk kanë arritur të kalojnë raportin për verifikimin e mandateve.
PDK, LDK, AAK insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, duhet të japin dorëheqje formale që të betohen si deputetë dhe nuk duhet të vazhdojnë punën në ekzekutiv.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilëson si të pakuptimtë kërkesën për dorëheqje, pasi argumenton se Qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi.
Time Kadrijaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se sot do të formohet komision i ri për verifikimin e mandateve të deputëve.
Këtë deklaratë ajo e dha pasi mori pjesë në takimin e ftuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, me përfaqësues të partive politike.
Një komision i tillë ishte formuar edhe në seancën e parë konsituive të martën, por raporti nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në Kuvend.
Lini një Përgjigje