Albin Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën

20 Nëntor 2023, 19:40Rajoni TEMA
Albin Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën

Kryeministri Kurti sot ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.

“Në këtë takim të parë me kryeministrin Kurti në Prishtinë dhe vizitën e parë të emisarit Troccaz në Kosovë pas emërimit të tij nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës në fund të shtatorit të këtij viti, u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen dhe zhvillimet e fundit në vend, situatën e sigurisë pas sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator, dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dritë e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka falënderuar Troccaz për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës dhe e njoftoi me rezultatet e qeverisjes dhe progresin e shënuar në rrafshin demokratik dhe ekonomik të vendit.

Ndërsa sa i përket dialogut, Kurti ka thënë se Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive dhe e angazhuar për hapa të rëndësishëm tutje në këtë process. Kurti e ka njoftuar Troccaz me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në takimin e 26 tetorit në Bruksel me liderët evropianë.

“Ai ritheksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve, sepse me nënshkrim normalizimi i marrëdhënieve fiton qëndrueshmëri dhe zbatimi fiton garanci.”, vijoi më tej Kurti.

Ai shoti se, Serbia ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, dhe së fundmi ka dislokuar sisteme kundër-ajrore në afërsi të kufirit.

“Kurse, për sa i përket situatës së sigurisë, kryeministri rikujtoi kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën. Ajo ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, dhe së fundmi ka dislokuar sisteme kundër-ajrore në afërsi të kufirit.", tha kryeministri, teksa shtoi se mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor.

ZKM njofton se në këtë takim Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja Rizvanolli, ndërkaq, emisari francez Troccaz po shoqërohej nga ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot.

6 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Albini eshte mashtruesi me i madh i qeverise Kosoves per keto 24 vjet. Vjen Shefi NATOS, nuk e takon, ky hiqet sikur nje cope ambasadori Francez eshte me i rendesishem. Propogande per te treguar qe nuk eshte i izoluar nga Amerika dhe Europa. Ata nuk e therrasin ne tavoline, ky shkon takon ndonje polic te huaj, dhe e konsideron takim me te huajt. Kosova do vuaj shume nga ky demagog, nuk i ndahet ky pa e futur perseri ne rreziqe,.

    1. a
      arrifi

      Fli akoma o ANTIKAPAT, çfare e di Serbine ti o mizë kali . Jeni bere gazi i botes lehni si ato qenushet ciwawa dhe sapo e shikoni qe nuk kini njeri mbrapa tju mbroje i mbushni breket.Serbia per gjysem ore po te doje eshte ne prishtine.

      1. Z
        Zdravo VV

        Albin mashtruesi si faqezi qe është e din sa baza i ka Serbia në kufi më Kosoven sepse projektin per keto baza serbe i ka bërë në bashkpunim më Vuçiçin si argat i tijë qe është per shkatrrimin e shtetit te Kosoves Albin faqeziu se bashku më lopen e Mitrovices më valltaren Gadafit dhe se fundmi edhe shfalerken e Radojçiçit më idioten faqezezë Donika Shvarc më injorantin faqezi Glauk gomarin dhe më rrugaqet e qeverisë ZDRAVVO VV kan bërë dosje në bashkpunim më Serbinë per ti derguar çlirimtaret e Kosoves në Hagë qe te ja mundsojnë Serbisë kthimin në Kosovë Per kete pat bërë paralajmrim edhe çlirimtari Kadri Veseli kur në parlament i pat thënë Albin mashtrusit ti Albin ke per ta kthyer Serbinë në Kosovë Ndersa Albini po në parlament zgerdhihej dhe i thoshte te madhit Hashim çlirimtarit Hashim shko në Hagë Hashim shko në Hagë

        1. Z
          Zdravo VV

          Albin mashtruesi si faqezi qe është e din sa baza i ka Serbia në kufi më Kosoven sepse projektin per keto baza serbe i ka bërë në bashkpunim më Vuçiçin si argat i tijë qe është per shkatrrimin e shtetit te Kosoves Albin faqeziu se bashku më lopen e Mitrovices më valltaren Gadafit dhe se fundmi edhe shfalerken e Radojçiçit më idioten faqezezë Donika Shvarc më injorantin faqezi Glauk gomarin dhe më rrugaqet e qeverisë ZDRAVVO VV kan bërë dosje në bashkpunim më Serbinë per ti derguar çlirimtaret e Kosoves në Hagë qe te ja mundsojnë Serbisë kthimin në Kosovë Per kete pat bërë paralajmrim edhe çlirimtari Kadri Veseli kur në parlament i pat thënë Albin mashtrusit ti Albin ke per ta kthyer Serbinë në Kosovë Ndersa Albini po në parlament zgerdhihej dhe i thoshte te madhit Hashim çlirimtarit Hashim shko në Hagë Hashim shko në Hagë

          1. M
            Mendja Civile.

            Pune te ngateruara per mendjen tone civile. Franca , mikja e perjetshme e Serbise, eshte edhe mikja e preferuar e Albinit, mbasi Makroni e quajti Albinin "beseprere". Kjo eshte e habitshme per mendjen time civile! Ajo qe shoh une eshte se Albini ka humbur ne vrullin e tij luftarak dhe kjo me gezon.

            1. b
              bashkimi për drejtësi

              Çfarë ndodhi që “Luani i VV” tash KM të behet si pulë e ndukur /pa pendla/ apo ishte gjithnjë i tillë por super mashtrues. Deri para pak ditësh ulurit për ti dërguar luftëtaret e LIRISË DHE TË PAQES në Hagë. Pastaj në vazhdimësi shau e fyejti si më keq personalitet e NATO-s, SHBA-s, DHE BE-s dhe tash pasi preku fundin e rrugaçërisë bashkë me ata që i quan Analfabetet funksional është përulur deri në tokë duke i lutur derë më derë që ta shpëtojnë nga rëna, sepse u pajtua me të gjitha ato që kërkonte Serbia – ZAJEDNICËN. Me parulla po frikëson qytetarët e vetë. Këto që po thotë nuk janë të reja janë të njëjta me atë që parasheh Doktrina Serbe qe dy shekuj e që është në zbatim nga regjimi gjenocid serb për asgjësimin e shqiptareve. E vërteta e dy KM është se ata po vazhdojnë lojën PO - JO, JO - PO dhe të dy mundohen ta rruaj Kolltukun e njeri tjetrit se i ka luhatur tërmeti politik me 9 gradë të Rihterit.

              Lini një Përgjigje