Vuçiç: 2024 do jetë viti më i keq, do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira

20 Nëntor 2023, 15:50Rajoni TEMA

Vuçiç: 2024 do jetë viti më i keq, do të na

Presidenti serb thotë se viti 2024 do të jetë më i keq për shkak të konflikteve në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Në fjalimin e mbajtur para akademisë së Shkencave, Vuçiç u shpreh se për Kosovën duhet të fitojnë kohë duke pritur që gjërat të ndryshojnë në arenën ndërkombëtare.

Kreu i shtetit serb deklaroi se detyra e tij është të ruaj integritetin territorial të republikës duke përfshirë dhe Kosovës.

Vuçiç la të kuptohet se në situatën aktuale është më mirë që Serbia të fitojë kohë sesa të pranojnë të heq dorë nga Kosova. Sipas tij, në fazën, aktuale Serbia do të fitonte asgjë.

“Askush nuk do të japë asgjë. Edhe sikur të pranojmë me premtimet që ata bëjnë, nuk do të merrnim asgjë në planin taktik apo strategjik për vendin tonë. Është e rëndësishme të mbrojmë atë që na përket, të ruajmë paqen dhe të mos rrezikojmë të ardhmen e vendit, dhe prisni një mundësi të favorshme”, deklaroi Vuçiç.

“Ajo që më frikëson mua, në epokën e rrjeteve sociale, është se përbuzja dhe urrejtja janë bërë gjërat më e rëndësishme. Kam frikë se viti i ardhshëm do të bëhet më i keq, se do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira, më shumë se sa na solli viti 2023”, theksoi Vuçiç.

Vuçç u shpreh se Akademia e Serbisë është institucioni që ka ndihmuar serbinë në kalimin e momenteve më të vështira historike.

3 Komente

  1. p
    paskan me len koken mjra serb dmth !

    dmth , pas POltkes se ktij Karagjozit me suze , Mijra serb dashkan te mbesin si kufoma kufjve te Huaja . I plas ktij palles per jetet e serbeve idote .

    1. M
      Miku i Fatosit

      Nga keto fjale te Vuciqit dalin disa konkluzione: 1-Strategjia e Vuciqit ka qene gjithmone te "fitoje kohe". Kjo nuk eshte kuptuar mire nga Kurti dhe establishmenti i tij ne te shkuaren. Fatkeqesisht edhe Kurti ka bere po te njejten loje "per te fituar kohe" Vuciqi dhe nuk ka bashkepunuar me aleatet per te zgjidhur problemin sipas strategjise perendimore. Padashje apo me dashje ai i ka sherbyer strategjise se rusit dhe serbit. Edhe ne te arthmen strategjia e "pritjes" se koheve me te mira, do jete strategjia e Vuciqit. Kurti duhet te kuptoje kete dhe "ti bjeri derit ne koke" dhe jo ti tregoje Evropes dhe Amerikes se Vuciqi eshte burre i keq. Grindja pa kuptim me perendimin eshte ne favor te Vuciqit... 2-Verehet nje moment "depresioni" ne gjykimin e Vuciqit. Pavaresisht se flet per Kosoven si pjese te Serbise, ai ne detaje e "kundershton" kete sllogan. Ai midis rreshtave flet se "askush nuk do të japë asgjë. Edhe sikur të pranojmë me premtimet që ata bëjnë, nuk do të merrnim asgjë në planin taktik apo strategjik për vendin tonë". Me nje fjale ai kerkon "shkembim territoresh" dhe nuk eshte dakort me "asociacionin", sepse me asociacionin nuk do merrnin asgje...Ne keto fjale "pesimizmi" te Vuciqit duhet te ndertohet strategjia e Kurtit. Kurti duhet ti studjoje keto mundesi dhe jo te hiqet si "gjeli maje plehut" dhe te kercenoje Serbine, apo te ofendoje perendimin. 3-Me lavderimet per Akademine e Shkencave te Serbise, Vuciqi tregon se kush ja jep idete per keto manovra. Akademia e Shkencave te Serbise eshte mbas prifterinjve serbe, shtylla me e forte nacionaliste serbe. Aty e ka burimin edhe teoria e Cubrilloviqit kunder shqiptareve...Kurti ne kete drejtim duhet te mesoje nga Vuciqi dhe te mbeshtetet ne institucionet mbareshqiptare dhe jo te marre vendime me "koken e vet". Perfundimisht dhe ne kete kontekst, Kurti duhet te rishqyrtoje idene e Vuciqit per "shkembime territoresh" dhe jo me "patriotizmin e tij primitiv" te ndertoje karieren e tij politike. E kuptoj se per Kurtin do jete e veshtire te pranoje "shkembimin e territoreve" sepse ne lufte kunder Thacit me shoke, e ketheu "shkembimin e territoreve" si ndareje te Kosoves, dhe jo dhe si ndarje te Serbise...Po ashtu te implementoje asociacioni si varjat te dyte dhe jo te flase per asociacionin qe ka ne tru Vuciqi...Koha eshte per Kosoven, por ajo nuk punon per te ne te arthmen...Eshte koha qe sot dhe jo neser, "derri te goditet me plumb ne koke".

      1. D
        Dardhani….

        Nja po e shofe me syt e mi qe ky dilingji, manipulatore dhe dinak qe serbin e ka ndryshue per se miri dhe paralele asht ka armatoset dhe po e kercenon rajonin. Ky shka i shkines veq asht tu e prit qysh po ja del rusia ne ukraine dhe mos dhasht zoti e me dal mire rusia se na hanger dreqi si ne vitet 1910-1918 dhe 1939-1946 qe fshiu shqiptaret me temel. Mos menoni ju nga shqipnia qe do kaloni mire se kta edhe durresin deri ne vlore e kane projekt , perkundrazi qe ka me dhjetra mijra “qe flasin nashki” dhe e presin serbin me krah te hapur si shqiponja dy krenare.

        Lini një Përgjigje