Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka thënë se pa pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë Ballkan të qetë e në paqe.
“Që Ballkani të jetë i qetë e në paqe të qëndrueshme janë të interesuar të gjithë partnerët tanë strategjikë, të cilët edhe na kanë ndihmuar që Ballkani të hyjë në rrjedhja të përhershme dhe historike për të instaluar paqe e ardhmëri. Që të mos kemi një Ballkan të qetë, por të trazuar e në flakë është vetëm Kremlini”, ka theksuar Ahmeti në RTK.
Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dëshiron të bëhet pjesë e BE-së dhe dëshiron të ketë një Ballkan të pastër. “E për të ardhur deri te Ballkani i pastër na duhet pajtimi. A e dini se si ka filluar procesi i pajtimit ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Iniciativa u mor nga korporatat e qymyrgurit dhe çelikut, këtu filloi por në substancë nuk ishin që të bashkoheshin korporatat, por në substancë ishte pajtimi. Pa pajtim, çdo marrëveshje tjetër që do të bëhet është jo e qëndrueshme, e destinuar për dështim. Shqiptarët dhe serbët duhet të pajtohen, ose të vendosin a do të luftojnë”, ka shtuar Ahmeti.
Ai ka thënë se shqiptarët duhet të jenë të zgjuar në këtë periudhë dhe t’i besojnë faktorit ndërkombëtar.
"Ne duhet të jemi aq të zgjuar që t’i japim hapësirë pleqnarit në rastin tonë pleqnarët janë Uashingtoni, Brukseli dhe NATO, sepse SHBA dhe NATO pa vendim të Këshillit të Sigurimit janë rreshtuar në anën tonë dhe e kanë bombarduar Serbinë.
Unë asnjëherë nuk jam zhgënjyer për 23 vjet nga fjala e dhënë e Uashingtonit, Brukselit dhe NATO-s dhe ju besoj. A ka dallim nuancash besimi ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit? Sigurisht që ka sepse në Bruksel vendosin 27 vende, e në Uashington vendos Uashingtoni”, ka theksuar Ahmeti.
Po kujt i thu o zoteri Ali, Albini nuk ka mision paqen......
Albini edhe para dy ditesh tha qe "ne kurre nuk do ti harrojme ato qe ka bere Serbia ndaj shqiptareve". Asnje shqiptar nuk ja kerkon qe Albini te harroje poshtersite serbe, duke perfshire edhe burgun serb, por pyetja eshte se ai nuk ka pse e thote kete. Ne kohen qe flitet per paqe, Albini flet per lufte. Nuk ma merr mendja se ai eshte trim i math dhe eshte gati te luftoje, por thjeshte eshte demagog qe shfrytezon injorancen ne Kosove per te shitur ment. Politikani i vertete dhe patriot zgjeth fjalet jo per rreputacionin e tij por per te miren e popullit te tij. Ali Ameti flet per pajtim se ashtu si i do gomari drute, kurse Kurti flet per urrejtje se ashtu ja do gomari drute. Varet se cplane ke ne koke. Albini ka planin rrezerve qe po plasi lufta, me vrap ne Norvegji. Ali Ahmeti me sa duket nuk ka ku shkon dhe prandaj perpiqet qe ta rregulloje shtepine e tij me sa te mundet. Albini Kosoven e ka shtepi rezerve dhe vetem e shfrytezon njelloj si cobani qe mjel bagetite....
Albini nuk ja ka haberin shtetit,e gjeti te gatshem e do me cu drejt shkaterrimit te shkretin popull te vuajtur kosovar
Për Kosovën sot do të ndodhte pajtimi. Serbia NUK DËSHIRON PAJTIM! Serbia nuk është pendu, nuk ka kërku falje por fiks të kundërtën e bën! As 1 presje nuk e kanë ndryshuar nga propaganda e Milosheviçit! Jo vetëm që nuk mendojnë në pajtim por planifikojnë pushtimin ushtarak të Kosovës dhe dëbimin përfundimtar të shqiptarëve! Se çfarë propagande bëhet nga Serbia nëpërmjet mediave shqiptare kuptohet kur komentuesit e fajësojnë Kurtin për mosndryshimin e politikës serbe! Kurti bën politikë të dëmshme për Kosovën por shkaku i mospajtimit qëndron tek Serbia dhe politika e tyre!
@Serbia e pandryshuar. I dashur shqiptar, Ti ke plotesisht te drejte kur thua se Serbia nuk deshiron pajtim. Bile une po te them se edhe po arritem "pajtimin" dhe Serbia ta njohi Kosoven si shtet, ajo prape do perpiqet ta ketheje Kosoven brenda saj. Qellimi strategjik i Serbise eshte te dale ne det. Ne kete kuptim serbet do perpiqen qe edhe Shqiperine ta bejne te tyre...ketu nuk behet fjale se cdo beje serbi, por se cdo bejme ne. Tere ajo qe kerkohet eshte qe Kurti duhet te dije se cflet dhe ckerkon ne momente te caktuara. Nuk eshte mencuri te shash nate e dite dhe te ankohesh dite e nate. Sidomos nuk eshte mencuri te kundershtosh Ameriken, sepse kjo i sherben politikes serbe....
Vetem "pajtim" nuk do te ndodhe me rusoserbet e karpateve.Nga shekulli i tete deri ne ate te 15,sllavet vetem kane uzurpuar kane vrare ,maskaruar kane shembur shtepiat varrezat e shqiptareve ,kane ndryshuar emrat e vendbanimeve shqiptare per ti perjetesuar.Kjo eshte politika metoda cfarosese e kesaj race hienash ,me keto synime pretendime ndaj trojeve tona.Dhe kur edhe Kryeministri e thote qe: kurr te mos i harrojme krimet,masakrat debimet,ai e leshon nje mesazh i cili gjithmone eshte prezent ne zemren e cdo shqiptari.Pamvaresisht se na kane marr nga 1875 nga Llapi deri ne Nish,synimet e armikut jane prap ne tavolinat e tyre si opsion ne te ardhmen.Per kombin tone kjo teMOS te harrojme eshte e natyrshme sepse 24 shtatori i 2023 eshte i fresket ne kujtesen e pooullit tone,ky popull qe ufhehiqet nga millosheviqet ,kurr nuk deshirojne paqe me ne,.U kujtohet vucici: me mire me vrisni se te njoh Republiken e Kosoves,ky mongoos po burgos torturon disa individe me ndergjegje ,qe shkojne dhe ven lule te fresketa tek nje vajze shqiptare vetem 14 vjece...e kemi parasysh se kemi te bejme me nje armik te cmendur qe nuk e njeh gjuhen e paqes,mirekuptimit.Pamvaresisht se ne nuk harrojme,por dim te falim kur krimet pranohen ,eshte nje vyrtyt njerezor PAQJA por jo me sllavet e karpateve..