Ministria e Drejtësisë (MD) ka mohuar raportimet se nuk ka kryer obligimet sa u përket pagesave të ekipit mbrojtës të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, që po gjykohet para Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë.
MD-ja tha se në përputhje me legjislacionin në fuqi për pagesën apo kompensimin e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë, realizon pagesave vetëm me avokatët me të cilët ka marrëveshje, shkruan REL.
“Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa, për avokatët e tjerë potencialë, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga zoti Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, tha ministria.
Më 19 janar të këtij viti, Gregory Kehoe, në emër të ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përmes një parashtrese tha se ish-eprori i UÇK-së “ka dështuar të përmbushë obligimet” sa u përket pagesave, prandaj avokatët kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nëse këto obligime nuk përmbushen.
Por, MD-ja hodhi poshtë këto pretendime të avokatëve, duke thënë se ka realizuar pagesat për mbrojtjen e Thaçit për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, në vlerë të përgjithshme prej mbi 3.5 milionë eurosh.
“Për më shumë, vetëm për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka realizuar pagesa për mbrojtësit e z. Hashim Thaçi në shumën prej 1.371.800.00 euro”, u tha në njoftimin e MD-së.
Kuvendi i Kosovës më 2015 miratoi një Ligj që mundësoi themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Bashkë me të, deputetët miratuan edhe një ligj, sipas të cilit, çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.
Por, me udhëzimin administrativ MD – Nr. 02/2020, të datës 24 korrik 2020, të nënshkruar nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Selim Selimi, përcaktohet se mbulimi financiar i avokatëve, bëhet në bazë të tarifave të përcaktuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës; tarifave për avokatë në Holandë; tarifave të shtetit prej nga vjen mbrojtësi dhe tarifave për mbrojtje juridike të personit të akuzuar potencial të Dhomave të Specializuara.
Ç'domethene obligim mor aman.....
Maqedonia e Veriut duhet të kishte marrë mendimin e Shqipërisë nëse ishim dakord që Kryeministri përkohshëm i tyre të ishte një luftëtarë UÇK - je. Na ka gjuajtur me thikë pas shpine maqedonasi.
Eshte nje turp shqiptar fakti qe avokatet po terhiqen, per arsye pagese. Pavaresisht se ata jane private apo te zgjedhur nga gjyqi, Qeveria e Kosoves, duhet te plotesoje pagesat financiare te gjyqit sepse nuk eshte e mundur qe keto te plotesohen nga Thaci me shoke... nga nje ane kjo eshte tregues se luftetaret kane qene thjeshte "naiv" dhe nuk e kane shfrytezuar pushtetin per te bere para... Nejse, Kurti ne kete rast duhet te heqi dore nga armiqesite personale. Ai duhet te mendoje per vehte kur ti vije fundi...Do e kethejne varrin e tij ne hale ku do dhjesin qente....