Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook shkroi se Kosova nuk i harron dhe as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia,
Kurti ka kujtuar masakrën e 27, 28 dhe 29 janarit të vitit 1999 në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës, duke përkujtuar 21 ushtarët e UÇK’së dhe 9 dhe civilët që ranë atje.
“Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës. Plagët e krimeve që nuk vjetrohen. Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia.
Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te ҫlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore. Atëbotë ranë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë shqiptarë.
Të monumentalizuar në historinë e re të Kosovës, një çerek shekulli më pas i kujtojmë me emrat e tyre të rënët në ato ditë janari: Agim Zeneli, Agron Rama, Agush Gjocaj, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gëzim Ademaj, Gaspër Karaqi, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Prend Lleshi, Sahit Krasniqi, Sejdi Rama, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Rrustem Morina, Selman Morina, Muhamet Morina, Nusret Morina, Xhevdet Berisha, Ibrahim Kryeziu, Adem Shala, Zyber Shala dhe Rifat Shala. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shkroi Kurti.
Ik o vemje dhe be ndonje marveshje me amerikanet dhe partneret tane europiane tani sa seshte vone para se te mari celsat e Shtepise se Bardhe Donald Trumpi ....se ma sa duket dite te zeza do vine nga nje politikan i papergjegjshem si ty o bole ..
Dakord, bravo.
Eshte Vertet Mashtrues, dhe gjen gjithmone diçka per ti eskaluarmardhenietme BE dhe USA, qe ti bej nder Vuçiçit, Po dhe ka gbet disa Idjoter ketu tek na me i mashtrue.
Ky eshte frikacak dhe mashtrues, ben demagogji qytetareve Kosovare. Ky po e ve ne rrezik ekzistencen e shtetit Kosoves. Eshte shume i rrezikshem per te gjithe Shqiptaret, po mundohet ti percaje ne Maqedoni, Presheve, kudo.
Eshte i papergjegjeshem si ne fjale ashtu dhe ne vepra. Fjalet i zgjedh per te mashtruar popullin e Kosoves, sikur eshte trim dhe patriot, kurse veprat per familjen e tij norvegjeze.
Kryeministri i Republikes se Kosoves,eshte personazhi nga i cili shqiptaret inspirohen ,pasurohen me ndjenja keshilla shum te qarta per te dashur Atdheun,lirine ,integritetin e RK.Si i ketille ai nuk i len anesh krimet e armikut tone shekullor,heroizmin e te gjithe atyre qe celikosen trupat kokat e tyre ne bedenet e Republikes te Kosoves.Te kujtojsh te kaluaren ,perpjekjet e popullit tone per liri ,pavaresi,eshte detyre parimore,te rikujtojsh masakrat qe armiku shekullor i ka kryer pa nderprere,eshte nje obligim,qe gjeneratat e reja,kurr te mos e harrojne luften heroike ne shekuj,aspiratat e mbare kombit tone per te qen i lire dhe sovran,luften heroike te UCK-ese te lavdishme e cila fale Nato,Shba,Angli Gjermani,shporri nji here e pergjithmone cizmen fashiste te rusoserbeve nga trojet tona ilire.Kot kakarisin bretkosat!kot fluturijne ushujzat te deshperuara,Kryeministri eshte shum i qart ne rrugen e vet te drejte plote fitore dhe suksese te nje pas njeshme.Rrugen tone te drejte vetem po e pengon armiku shekullor por ne do te triumfojme nga te gjithe armiqet e te gjitha ngjyrave..Lavdi te gjithe atyre qe ne lulen e rinise dhane jeten per Liri te Republikes te Kosoves.i perjetshem do te mbesi kujtimi i cdo luftetari qe populli i ka perjetesuar neper lapidare mbi token e ujitur me gjakun e martireve te kombit tone.
Flamur, ti duhet te jesh Kurti dora vete, hallall te qofte. Por haku Kosoves do t'u te zere shpejt more bij te Serbise.
Patjeter Albin, ti i ke prere fondet per mbrojtjen e Luftetareve te UCK ne Hage, Hashim Thacin e le pa avoket, nuk i paguan shpenzimet e gjyqit Presidentit te Kosoves, firmetarit te Pamvaresise Kosoves, ti je tradhetar. Shqiperia dhe Kosova nuk ka vdekur te mos mbroje dot bijte e saj ne nje gjyq te pregatitur nga dora Serbe, fondet do mblidhen, UCK luftoi, ne do e mbrojme ne gjyq. Turpi do ngelet mbi ty Albin, Vjosa Osmanin dhe Gervallen, qe ndihmuat UDB me akuzat ndaj Hashim Thacit.
I dashur Flamur, Keto qe shkruan ti jane me kuptimplote se ato qe shkruan Kurti. Mua me behet qejfi me fjaline tende qe sugjeron se ne kurre nuk duhet te harrojme...luften heroike te UCK-ese te lavdishme e cila fale Nato,Shba,Angli Gjermani,shporri nji here e pergjithmone...Mbase ti e ke me te qarte se cka thene Kurti, por une shoh aty vetem nje liste me te renet(viktimat) qe ai permend dhe personalisht mendoj se ti e ke spjeguar me bukur luften tone heroike se sa Kurti me listen qe jep. Kurti nuk permend as UCK as NATO, por jep nje liste e cila sado e lavderueshme qe eshte nuk eshte e plote...E plote do ishte nepermjet pergjithesimit me luften e UCK dhe ndihmen e NATO-s. Nga ana tjeter shprehja e tij qe ne kurre nuk do harroje krimet e bera nga Serbia, eshte pak si e tepert, sepse i merr gjerat statike dhe jo ne dinamizem. Eshte e vertete qe Serbia do jete armiku yne, por nje politikan nuk duhet ta thote ate ne kohen kur duhen bisedime. Me nje fjale kjo nuk i sherben politikes se sotme tones, por nxit vigjelencen tek serbi....Me vjen keq qe nuk e ke ndihmuar Kurtin me ndonje keshille se si ti ndertoje fjalite qe shikohen me "mikroskop" nga te tjeret....
Albin kurti eshte mjeshter i mashtrimeve Ku pas atyre premtimeve per bashkimit kombetar u bashkua me brastfo jedinstfon e pjelles serbosllave te grumbullar ne nje parti qe quhet "guxo" qa me ne fund shqiptaret e kuptuan se ajo dhe allbin kurrci guxuan ta rikthejne ne kosoven nen pushtetin e pjelles serbosllave dhe kur shofim sot se allbini ne Facebook kujton edhe deshmoret e Rugoves me vjen turp sinqerisht sepse ky eshte vetem mashtrimi i radhes pasi i vie era zgjedhje, pra te kujtohen keta ushtar te uçk-s e te sulmohen dhe te dalin si deshmitar kunder ish presidentit Thaqi dhe ish krereve te uçk-s qe sot jan ne hage eshte poshtrim per vet deshmoret dhe fyerje per familjaret e tyre dhe bashkluftetareve, prandaj eshte turp per allbin kurrcin te behet dyftyresh, une nuk ndihem i nderuar me kete pjelle.