Dita e djeshme ka qenë një ditë historike për shqiptarët jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në të gjithë rajonin pasi një kryeministër shqiptar u zgjodh në krye të qeverisë.
Talat Xhaferi u votua me 65 vota pro si kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë një detaj që tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit dhe Xhaferit ishte kravata, në të cilën shihej se ishte qendisur shkrimi “Kryeministri shqiptar 28 janar 2024”.
Përveç shkrimit një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen ishte dhe firma që ka prodhuar kravatën, “Maruska”.
Brandi”Maruška” është një prodhues serb i mallrave luksoze, që prodhon aksesorë mëndafshi. Ky brand është renditur vazhdimisht si marka më e vlefshme serbe.
Ky detaj ka shkaktuar në rrjet reagime.
“Made in Serbia. Nuk ka nevoje me ju demasku populli, vetvetiu demaskoheni!” “KRAVATA MADE IN SERBIA”, kanë qenë disa nga komentet e bëra në videon e postuar nga Blendi Fevziu gjatë një interviste me Ahmetin.
Per mua qe nuk di fare nga politika e Maqedhonise, keto detaje jane shume kumtimplote. Valle ky derdimen, nuk gjente dot nje motv nga Shqiperia apo Amerika???... Me sa duket nuk eshte politikan, apo ndoshta eshte dhe une e kuptoj gabim?
Ore mos u merrni me detaje kot. Neper shtepite tuaja a keni frigorifere dhe lavatrice Obodin?? Po kur malli eshte i mire dhe me cilesi ca te keqe ka se ku e ble?? Pastaj une nuk e njoh kete firmen por lexova ketu qe qenka e famshme per prodhime mendafshi. Pse nuk thoni ju qe firma Serbe ka qendisur kravaten ne gjuhen shqipe?? Apo gjetet nje sebep dhe hajde o burra-ni te sulmojme se e "kapem spiunin".
Respekt!
Roberto or vella. Ne te tjeret, bashke me ty, nuk jemi politikane dhe sidomos nuk jemi kryeministra. Eshte fare e zakonshme qe nje dipllomat apo nje politikan i ketij rrangu te ndjeke "protokollet" dipllomatike edhe ne veshje... Me siguri qe Telat Xhaferi nuk eshte spiun sepse spiunet tregohen "patriote te teperuar" si ne fjale ashtu dhe ne veshje(shiko pershembull Kurtin se si shan serbet dhe mban qyllaf ne koke)...Puna ketu eshte qe politikanet tane duhet te tregojne "inteligjence" dhe jo te sillen si fshataret dhe populli i zakonshem. Nga ana tjeter kullarua apo kapelja(edhe nje bluze me shqiponje) deri ne breke plazhi me flamur, jane tregues te predispozicionit politik, qe bota i lexon, pavaresisht se ti nuk i kupton. Sidomos kur je dipllomat apo politikan i ketij rrangu bota ta mat "koken me pe" dhe shikojne cdo detaj....Telat Xhaferi nuk eshte me popull si ty dhe une...
Po nese Telati do kishte nje kollare Italiane,Franceze apo Angleze ku do ishte problemi?? Asgje te keqe nul shoh une. Nese do merremi me idiotesira do mbetemi prapa akoma me shume nga sa kemi mbetur. Nje fjale e urte ka qene njehere e nje kohe qe : "Tjetrit shikoi punen dhe jo gunen" pra ne urojme qe Telat Xhaferri te kryej detyren e tij si Kryeminister i Maqedonise se Veriut dhe nuk do merremi me xhingla mingla. Ketu e kisha fjalen.
O fevzo qetesohu o burre se zoti Xhaferi e Ali Ahmeti e kan deshmitar se sa e duan serbine, prandaj sot si kurre me pare shqiptaret ne maqedoni jan faktor ne vendimmarrje e JO sherbetor si dikur qe detyroheshin ta nderrohne edhe emrin se JO vetem kombesine dhe fene, dhe nje lajm dua ta japi o fevzo, ate kravaten dhe gjithe veshjen jau ka ba dhurate sali berisha me fazlliqin per ta mbushur mzndjen tu dhe atyre shiftari ne kosove si ai kshilltari qoku i allbin kurrcit qe as shqip ska folur kurre ne maqedoni,edhe ne luften e shqiptareve ne maqedoni ai ishte me cervenskofskin dhe fazlliq shkakun.