BE-ja kërkon që çështja e dinarit të adresohet në dialog

29 Janar 2024, 14:35Rajoni TEMA
BE-ja kërkon që çështja e dinarit të adresohet

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, në një konferencë për shtyp të hënën në Bruksel, përsëriti kërkesën e 27 shteteve anëtare që Kosova ta shtyjë afatin për zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacionet me para të gatshme, ku parashihet edhe ndalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Stano deklaroi se kjo çështje duhet të adresohet në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën kujdesin e BE-së, përkundër se zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislimi, njëherit shef i ekipit negociator të Kosovës, vlerësoi se kjo çështje nuk do të ndikojë në procesin e normalizimit ngase nuk është produkt i negociatave.

“Duke pasur parasysh pasojat eventuale të kësaj rregulloreje në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, aspekti i cili lidhet me komunitetin serb në Kosovë duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano, derisa shtoi se janë të vetëdijshëm që rregullorja e re synon zvogëlimin e falsifikimit dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

“Megjithatë, kjo ngrit shqetësimet mbi ndikimin që do të ketë në komunitetet me shumicë serbe, veçanërisht në shkolla dhe spitale, për të cilët asnjë proces alternativ nuk duket i duhur në këtë moment. Ajo ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës së madhe të serbëve të Kosovës, të cilët marrin pagesa dhe asistencë financiare nga Serbia”, shtoi ai.

Shtetet anëtare të QUINT-it (Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia), nëpërmjet një deklarate të përbashkët të dielën pasdite, shprehën shqetësimin dhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores së ndryshuar të BQK-së për operacionet me para të gatshme për momentin dhe t’u japë kohë serbëve lokalë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë gjatë një takimi të premten (26 janar) se valuta e vetme e lejuar për përdorim në transaksionet me para ta gatshme është euro, por shtetet e QUINT-it bënë thirrje ndaj Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin fundit të BQK-së.

“Pas një shkëmbimi për këtë çështje me kryeministrin të premten, QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë më të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik”, thuhet në njoftim, duke shprehur shqetësimin se rregullorja që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti mund të ketë ndikim negativ për komunitetin serb.

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, përveç valutës euro, deri tani është përdorur edhe dinari. Në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – çmimet nëpër dyqane janë shënuar me dinarë. Viteve të fundit është praktikuar edhe importimi i dinarëve nga Serbia, por nga 1 shkurti kjo praktikë pritet të ndalet.

Emisari Special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pasditen e së hënës (29 janar) mbërriti në Beograd për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa një ditë më vonë, më 30 janar, pritet të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me krerë institucionalë për të diskutuar për vendimin e fundit të BQK-së.

4 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Evropa kurve ,Kosova eshte shtet i pavarur dhe vendos vete se cfare leku do perdor

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Kurti eshte Kurve, gjen gjithmone nje prektekst ti eskaloj Mardheniet me Perendimin dhe Ameriken qe te çoj Ujë ne Mullirin e Vuçiçit. Eshte shume Tinzar, dhe mashtron popullin tone.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurvat e Rilindjes

        Tani te prish pune dhe kurti o rrobshkerdhyer

        Përgjigjjuni
    2. I
      Idjoti

      Kurti si Kurti! Gjithmone e ve karrocen para kalit. Qellimi(i mire) ne kete rast nuk justifikon mjetin(e keq). Kurti po te ishte ai qe seshte duhej qe kete vendim ta kish diskutuar dhe afatet te ishin te tilla per tu dhene kohe serbeve te Kosoves ti konvertojne kursimet ne nje valute te vlefshme ne Kosove dhe ti jepte mundesi(ti mbyllte gojen) Serbise duke e paralajmeruar dhe biseduar me ta paraparakisht per te gjetur rruget e shumta se si Serbia te vazhdonte te ndihmonte serbet e Kosoves, sipas marreveshjeve te deritanishme midis Kurtit dhe Vuciqit. Kurti ne kete rast nuk mund te veproje me koken e tij(si Pal Vata) per marreveshjet e perbashketa...Ketu nuk po permend qe Kurti shikon endra me shejtan dhe jo endra me Evropen dhe Ameriken. Po Evropen dhe Ameriken pse nuk i pyeti Kurti? Ndoshta shejtanet ne ender i sugjerojne ndryshe... Cte presesh nga Kurti qe duket si nje politikan "kastravec"! Me veprime te njeanshme demton Kosoven por ndihmon edhe Vuciqin ne rrugen e tij shoviniste...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje