U shfaq në një video-skandal duke konsumuar drogë, shkarkohet nga detyra nënkryetarja serbe e Leposaviçit

30 Janar 2024, 13:57Rajoni TEMA
U shfaq në një video-skandal duke konsumuar drogë, shkarkohet nga

Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç. Kjo lëvizje ka ardhur pas publikimit të një videoje skandaloze, ku Matiç së bashku me një punonjës tjetër janë filmuar duke konsumuar kokainë në ambientet e zyrës së punës.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi, shkruan RTK.


Shkarkimi i saj erdhi pasi media “Nacionale” të hënën publikoi një video në të cilën shihen zyrtarë të kësaj komune, përfshirë nënkryetaren Dragana Miletiç, duke konsumuar drogë. Pas kësaj edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Prokuroria ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për rastin që përfshin edhe zyrtarë të lartë të komunës.

Lini një Përgjigje