Ali Ahmeti në protestën pro ish-krerëve të UÇK-së: Mirënjohje Clark e Rubin që dëshmuan pro Thaçit

13 Dhjetor 2025, 14:38Rajoni TEMA
Ali Ahmeti në protestën pro ish-krerëve të

Mijëra protestues u mblodhën këtë të shtunë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Protestës iu bashkua edhe kreu i BDI Ali Ahmeti. Gjatë fjalës së tij Ahmeti tha se lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë. Ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA, Europës e NATO-s.

“Jemi mbledhur sot këtu, afër Hasan Prishtinës, Pjetër Bogdanit, Nexhat Agollit, për të treguar se Hasan Prishtina u vra pikërisht për liri të kombit të vet. Pjetër Bogdani i dha dije e filozofi Europës. Nexhat Agolli, regjimi e pushkatoi si ministër vetëm se kërkoi liri drejtësi e barazi për popullin e tij.

Tani sot ne nuk themi që Europa na kishte borxh, por themi Europë, Amerikë NATO faleminderit që filozofinë e veprimtarinë e njerëzve më të mëdhnej të kombit tonë na i shpërblyet në përkrahje të UÇK dhe ndërprerje të gjenocidi të mëtej të shqiptarëve të Kosovës.

I jemi mirënjohës James Rubin, e Clark. Nga ky shesh i drejtohemi edhe Europës. Unë i takoj asaj Lëvizje që kërkonte liri e drejtësi për shqiptarët. Shpërblimi ishte vrasje, tortura e gjakosje, njollosje të lëvizjes së rinisë studentore të shqiptarëve nga regjimi i Beogradit”, tha ai. 

2 Komente

  1. V
    Vala

    Nderi shqiptar e donte qe kjo proteste e fuqishme te behej ne Prishtine ku kreret politik I lane krejt pa mbeshtetje clirimtaret e Kosoves. Lavdi e lirim te shpejt ju uroj. Bravo Shkupi!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Po mo Vala ashtu duhet te ishte por qeveria kurrci dhe mender presednike ismanka kane ber çdo gje qe ish presidenti Thaqi dhe te tjeret te mbahen atje, kan hartuar dosje e organizuar deshmitar te regrutuar per interesa te serbise, ku eshte sekiraqa per te cilin sfeklla thoshte se vetem sekondat na ndajne nga arrestimi e ne vend te arrestimit ai doli ne hage si deshmitar,kurse hartuesja e dosjeve gerdalla shperblehet me postin e zvkryeministres apo te tjer si kshilltar te osmankes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje