Bakoyannis thirrje shteteve të Këshillit të Evropës: Votoni raportin për anëtarësimin e Kosovës

16 Prill 2024, 19:04Rajoni TEMA

 

Bakoyannis thirrje shteteve të Këshillit të Evropës: Votoni


Nis diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë mbledhur për të votuar mbi kërkesën e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.


Në hyrje të kësaj seance, fjalën e mori Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën në KiE, e cila lexoi raportin e përpiluar nga vetë ajo, përmes së cilit kërkon që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së.

Ajo i bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë raportin e saj, në mënyrë që Kosova të mund të bëhet anëtare e KiE-së.


Seanca e sotme ka bëjë me votimin e një mendimi pozitiv sa i përket anëtarësimit në këtë organizatë.

Ky draft-raport ishte votuar muajin e kaluar nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Kosovës i duhen dy të tretave e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje që ky raport të konsiderohet i votuar.

1 Komente

  1. T
    Tirana

    Dora Bakojonanis eshte motra e kryeministrit Micotaqis. Parti e djathte. Nena e tyre ishte arvanitase dhe pasanike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje