Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një grua është vrarë dhe dyshohet se autor është bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në Pejë, ku mësohet se autori i dyshuar është arrestuar nga Policia.
“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij.
I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme.
Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi për mediat.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por kjo është vrasja e dytë e një gruaje brenda pak ditësh. Disa ditë më parë Valon Aliu ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli, shkak u bë kujdestaria e fëmijës.
Meshkuj te pavlere....Po pse vrasja e gruas ju zgjidh hallet...apo ju ben burre?
WOW TURP WOW TURP Si ja keni nis ju Burralecat e Kosoves tue vra Grat tuja/Nanat e femivet tue len femijet jetima, tue shkatrrue ata qe zoti i mall jav bani nafake ta kini. Juve ka me u dasht me jav ngrit nji burg te ri special, qe te grumbulloheni e ti trgoni njeni tjetrit hallet e vrasjeve, kurt tu vijn vizitoret per vizita te lavdrohen duke than kieme ne vizit tek herojet qe vrasin Grat/Familjet e veta.....................