Detaje nga vrasja në Kosovë: Bashkëshorti e qëlloi gruan 2 herë në kokë, në banesë dhe 3 fëmijët

16 Prill 2024, 13:57Rajoni TEMA
Detaje nga vrasja në Kosovë: Bashkëshorti e qëlloi gruan 2

Detaje të rënda kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Pejë, ku shtetasi Edmond Lajçi, ekzekutoi me armë bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukella.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00, ku të pranishëm në banesë ishin dhe tre fëmijët e çiftit nga Kosova.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se Lajçi e ka qëlluar bashkëshorten me dy plumba në kokë, teksa nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.

Viktimë ka mbetur shtetasja Gjyljeta Ukella, e cila prej 20 vitesh ishte pjesë e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës, ku punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike.


Autori, rezulton një person i dënuar më parë me 400 euro gjobë për dhunë në familje. Ai është ndaluar nga autoritetet kosovare dhe ka pranuar autorësinë e krimit.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka thënë për mediat në Kosovë, se hetimi për zbardhjen e ngjarjes është në vijim e sipër.

Kujtojmë se brenda pak ditësh ky është rasti i dytë në Kosovë, i vrasjes së gruas nga bashkëshorti.

Më 12 prill, u vra 21-vjeçarja Erona Cokli, brenda zyrës së qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, nga ish- bashkëshorti i saj Valon Aliu.

 

2 Komente

  1. b
    bashkimi per drejtesi

    Sistemi i sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë në këto tri vitet e fundit ka rënë në nivelin e më të ultë të historisë e njerëzore dhe për ketë askush nuk jep përgjegjësi. Kjo gjendje e tmerrshme kriminale që po mbretëron në Kosovë është pasoji e varfërisë, traumës politike dhe keqtrajtimit dhe mos trajtimit të çështjeve kontestuese në familje dhe midis familjarëve.Tmerr ddhe mjerim.

    1. O
      O sa mire me ken shyftare, o hej.

      Na, shyftart jena akoma ne prehistori. Ani pse majm syza moderrne n kaptin.

      Lini një Përgjigje