BE-ja kushtëzon Serbinë me njohjen e Kosovës, Bërnabiç: KE s’do të veprojë sipas rekomandimeve të PE-së

24 Nëntor 2022, 15:57Rajoni TEMA

BE-ja kushtëzon Serbinë me njohjen e Kosovës,

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Sipas kësaj rezolute negociatat e BE-së me Serbisë duhet të përparojnë vetëm nëse Beogradi mbështet sanksionet kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reforma. Megjithatë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, është optimiste se Komisioni Evropian s’do të veprojë sipas rekomandimeve të Parlamentit Evropian.

Rezoluta përveç kësaj kishte kushtëzuar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, por sipas shefes së qeverisë së Serbisë, këto dy kushtëzime nuk janë në interes së Serbisë.

“Rekomandimet nuk dërgojnë një mesazh të mirë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Bërnabiç, raporton mediumi serb, Danas.

Ajo theksoi se një vend mund të largohet nga negociatat me BE-në vetëm nëse nuk ka përparim të rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit.

“Nuk pres që Komisioni Evropian të veprojë sipas rekomandimeve të Parlamentit Evropian, së pari sepse duhet të jetë neutral ndaj statusit dhe sepse janë pesë anëtarë të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar ajo.

1 Komente

  1. S
    Shmil Pollogasi

    REZOLUTA 1244, sa më kujtohet, parasheh që - pas një periudhe 3-vjecare nga miratimi, popullata e Dardanisë (Kos. në dokument) do të deklarohet në një trajtë demokratike (Referendum) për ardhmërinë e vet politike. Kjo do të thotë se - Do vetëdeklarohen për pavarësi dhe formën shtetërore... Pse nuk përmendet kurrë kjo dispozitë, as nga ana e ndërkombëtarëve, as nga shqiptarët, normalisht se nuk e citojnë këtë nen, por përse nuk e përditësojmë ne, si oponencë verbale politike së paku !

    Lini një Përgjigje