Kurti për marrëveshjen: Dokumenti i të mërkurës kishte 194 fjalë, i të hënës vetëm 95 fjalë, kjo është arritje e madhe

24 Nëntor 2022, 13:54Rajoni TEMA

Kurti për marrëveshjen: Dokumenti i të mërkurës kishte

Për të gjithë ata që kanë menduar se Marrëveshja për de-eskalim e arritur në Bruksel të cilën e pranoi Kosova, është e njëjtë me atë të së hënës të cilën e refuzoi, kryeministri Albin Kurti ka lajme të tjera.

Kurti, që nuk i referohet si marrëveshje po si dokument, tha se ka dallime esenciale.

“Paragrafi i parë i marrëveshjes që u arri të hënën nuk ka qenë, kjo është një arritje e madhe”, deklaroi ai në sallën e Kuvendit të Kosovës, derisa shpjegoi “dallimet esenciale”.

“Të hënën në mbrëmje mua më është ofruar një dokument që i ka pasur 95 fjalë dhe fjala Francë dhe Gjermani s’kanë qenë askund. Dhe nuk i referohet propozimit franko-gjerman, përveç çështjes së targave. Nuk thuhej propozimi, por vetëm do zgjidhet çështja e targave. Kurse kjo që është dakorduar mbrëmë i ka 194 fjalë”, tha kryeministri.

Prandaj, “ata që thonë ajo që nuk është pranuar të hënën është pranuara të mërkurën, nuk e dinë se për çfarë po flasin”.

“Dhe nuk është marrëveshje, është dakordim por jo marrëveshje. Ajo çfarë është bërë mbrëmë, është ndryshuar deklarata e Borrellit, ne s’kemi ndryshuar qëndrim, Borrell e ka ndryshuar deklaratën”.

Prandaj, “nuk është marrëveshje për targat, veç u dakorduam të ndalojmë veprimet në mënyrë reciproke”.

Kurti u është përgjigjur edhe akuzave të atyre që thonë se Kosova po i pranon marrëveshjet paraprake, rrjedhimisht edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne kemi pranuar që marrëveshjet e Brukselit janë element i fushë-veprimit të planit franko- gjerman në tërësinë dhe ambiguitetin e tyre bashkërisht. Dakordimi ynë është një njohje të pozicionit evropian e jo qëndrim ndaj diçkaje tjetër”, pohoi Kurti, derisa fajësoi – përsëri – qeveritë e kaluara.

“Ne nuk pajtohemi me të kaluarën, por trashëgimia e qeverive të kaluara është shndërruar në pozicion zyrtar të vetë Bashkimit Evropian. Pra, trashëgimia e marrëveshjeve është pozicion i Bashkimit Evropian”.

Krejt në fund, pasi i akuzoi për trashëgiminë e rëndë, Kurti u kërkoi bashkëpunim opozitës.

“Na kemi nevojë për mbështetjen e juaj. Kemi nevojë për diskutim. Jam i gatshëm ta bëj. Për shkak se nuk dua të eci vetëm, është përtej cilitdo prej neve, përtej këtij mandati qeverisës”.

8 Komente

  1. A
    Aron

    Ky eshte krejt trap, por fatkeqesisht manipulon popullin qe bie pre e ketyre lojerave qe keta sharlatane bejne se gjoja po bejne dicka, por ne fakt nuk bejne asgje.

    1. T
      Trapi

      Arsyeja e vertete qe Kurti pranoi eshte presioni amerikan. Kurti pranoi propozimin per targat sipas te cilit Kurti nuk do gjobise dhe Vuciqi nuk do vazhdoje te aplikoje targat e reja serbe ne Kosove te prodhuara ne Serbi sipas targave te qyteteve… ky ishte edhe propozimi i Borelit qe fillimisht u kundershtua nga Kurti. Mediat serbe e komentojne kete zhvillim si lepirje te Kurtit te peshtymes se tij… Sidoqofte une e pershendes kete arritje por kam frike per Kurtin. Kete rradhe Kurti ju nenshtrua presionit amerikan dhe tradhtoi qendrimin e pare qe ne na bente fajtor per acarimet… Kete levizje te Kurtit qe doli jashte planit serb per te na bere nefajtor, Vuciqi nuk do ja fali Kurtit. Te shikojme se si do pergjigjet Vuciqi per ta kethyer Kurtin nen “kudhren” serbe….

      1. a
        albin kurti

        I thote Vjosa Albinit > Po si mor albin te futen ne rreth dhe ti smunde te besh asgje ! I pergjigjet Albini ... E hu sa here e kam nxjerre komen prej rrethit une . Rame dakort qe serbia te mos prodhoje targa dhe kosova ti lere makinat e serbeve te mitrovices sic jane ,se ku humbet serbia dhe se cfar fiton albini vetem ky idiot e din........

        1. V
          Votuesi i mashtruar

          Mashtrues, disfatist, deshtak...asnjë premttime nuk e realizove.

          1. P
            Poseidon

            ME FAL PO KY NUK ESHTE SE NUK BEN ASGJE.........PSHEMBULL A NUK IKEN HEQJA E VIZAVE MBRAPSHT SA HERE ALBINOVICI BEN HAJVANLLEQE....?... DHE PRIT SE NGA 2024 DO HIQEN KUR SDO KETE MBETUR NJERI PA MARE PASAPORTE SERBE......... POR EDHE HARADINAJ BERI SI I FORTE ME CAKORRIN DHE E DHA ME VONE ........POR VIZAT QE DO HIQESHIN NE CAST NUK U HOQEN SOT E KESAJ DITE...

            1. S
              Saleshi

              Po te kishe ngulur kembetet do kishte mbaruar me tre fjale bool na cave k..in

              1. P
                Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

                Ti je fatkeqesi kombetare me keq se Bisha i Viçidolit.

                1. F
                  Fatosi-kosove

                  Shume shpejt shume nga ata qe e kane voruar VV-cen do turperohen dhe ne fund do ikin nga nga ky qenef qe ka dy pronar, mender presednike osmanken dhe kurrcin.

                  Lini një Përgjigje