Një zhvillim i fundit ka ndodhur në Dhomat e Specializuara të Hagës. Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson në një parashtrim të dorëzuar në Gjykatën Speciale, ka dorëzuar pretendime se një person i Shërbimit Sekret Serb ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Specializuar, dhe ka ofruar dëshmi të rrejshme kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Nacionale sjell detaje.
Gjithçka lidhet me dosjet që dorëzohehin në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës para 2 vjetësh. Një dëshmitar ishte paraqitur në Gjykatën Speciale, duke dhënë dëshmi se Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve nga Prokuroria.
Megjithatë, sipas parashtrimit të avokatit të Veselit, i njëjti dëshmitar ka tërhequr deklaratat e tij, doke pohuar se ka qenë i nxitur nga një tjetër person që të gënjente, transmeton gazeta Nacionale.
“Mbrojtja parashtron se informacioni që ka të bëjë me [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] është zbuluar për qëllime të hetimit të vërtetësisë së pretendimit të [REDAKTUAR] se [REDAKTUAR] ka siguruar dëshmi të rreme dhe për të përcaktuar shkallën e vërtetë të përpjekjeve nga agjentët e Shteti serb të ndikojë në mënyrë jo të duhur në këto procedura. Për të kontekstualizuar siç duhet ngjarjet përkatëse”, thuhet në fillimin e parashtrimit.
Por, si ndodhi gjithçka?
Në shtatorin e vitit 2020, disa herë u dorëzuan dosje në zyret e OVL-UÇK-së. Një dëshmitar që nuk dihet identiteti, ka pretenduar se ato dosje ishin nxjerrë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Megjithatë, ky dëshmitar, bashkë me personin që e ka nxitur të dëshmojë rrejshëm, kanë lidhje me Shërbimin Sekret Serb.
Personi që kishte nxitur këtë dëshmitar të trillonte, të cilin mbrojtja e quan “informator”, sipas shkresës, kishte pasur kontakte të rregullta dhe direkte me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe me Prokurorin e Specializuar.
“Në tetor 2022, një dëshmitar u paraqit për të pretenduar se z. Veseli dhe z. Thaçi ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve që ishin në qendër të rastit Gucati dhe Haradinaj pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet fillimisht në parashtrimin e avokatit Emmerson.
“(Redaktuar) këtë vit, dëshmitari tërhoqi pretendimet e tij dhe pohoi se jo vetëm që kishte gënjyer, por që edhe ishte nxitur të gënjente nga një informator - i cili (i) kishte qenë në kontakt të rregullt me Zyrën e Prokurorit të Specializuar; (ii) duket se ishte pika e tyre e kontaktit për një numër dëshmitarësh në gjykim, dhe (iii) pohon se ka pasur kontakte të rregullta dhe direkte me Prokurorin e Specializuar”, thuhet në shkresën e nënshkruar nga avokatit britanik, Ben Emmerson.
Kjo çështje ishte ngritur edhe në seancën e 4 nëntorit. Avokati i Veselit ka prezantuar se ky person e ka implikuar rrejshëm Thaçin e Veselit nga një person që gjithashtu nuk i dihet identiteti.
“Më (redaktuar), (redaktuar) tërhoqi deklaratën e tij të mëparshme, duke rrëfyer se ai ishte ushqyer me informata nga një person i quajtur (redaktuar) i cili bashkëpunon ngushtë si me inteligjencën serbe ashtu edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në shkresën e avokatit Ben Emmerson.
Madje, në disa transkripte të intervistës së këtij personi, ai konfirmon lidhjet me Beogradin dhe flet për disa takime.
“Transkripti e bën të qartë se (redaktuar) ka një marrëdhënie me Shërbimin Sekret Serb. Në një moment të intervistës, ai informoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar rreth planeve të tij për të udhëtuar në Beograd (redaktuar) ku do ta takonte burimin e tij (redaktuar), në mënyrë që të ishte në gjendje të siguronte më shumë përgjigje për Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në parashtrim.
“Më (redaktuar), (redaktuar) ka dhënë intervistën e dytë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (redaktuar), për të rrëfyer se atij i ishte thënë se çfarë të thoshte (redaktuar) në deklaratën e tij nga një njeri (redaktuar), i cili i ishte prezantuar dëshmitarit si (redaktuar). Intervistuesi kryesor në këtë rast ishte prokurori i lartë (redaktuar)”, thuhet në shkresën e publikuar.
“(Redaktuar) ka pohuar se (redaktuar) (redaktuar) te Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe që (redaktuar) – me të cilin (redaktuar) ka një lidhje të fortë – ishte i vetëdijshëm për fabrikimin. Ai sqaroi që Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte nevojë për më shumë fakte që t’i mbante të burgosur të akuzuarit”, thuhet më tej në shkresë.
Pretendimi i këtij dëshmitari ishte goxha i ashpër. Ai akuzonte Thaçin e Veselin se kanë paguar zyrtarë serbë për t’i marrë dokumentet e Prokurorisë, për t’i dorëzuar më pas në publik.
“(Redaktuar) del të jetë qendra e një rrjeti të dëshmitarëve të cilët ai i kishte ofruar direkt ose indirekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mbrojtja ka të dhëna për 15 kontakte që (redaktuar) ka pasur me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilat datojnë prej (redaktuar) 2017. Sipas vlerësimit të mbrojtjes, (redaktuar) ka ngritur pretendime dhe ka dhënë komente për më shumë se 60 individë gjatë bisedave të tij me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në mënyrë rutinore, ai ka ofruar ose pretenduar ta vë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në kontakt me persona relevantë për hetimet”, thuhet në shtresën e mbrojtjes.
Avokati i Veselit e akuzon Prokurorinë e Specializuar për ndërmjetësim me shërbime secrete, të cilat prova të rrejshme do të përdoreshin kundër krerëve të UÇK-së.
“Akuzat e bëra nga (redaktuar) kundër (redaktuar) në deklaratën e tij të dytë janë jashtëzakonisht serioze. Në zemër të rastit të Prokurorisë në dukje është një ndërmjetësues i besueshëm, i cili ka udhëzuar një dëshmitar të dalë me gënjeshtra, në të cilat Prokuroria është mbështetur dhe i ka përsëritur publikisht në dëm të të akuzuarve. Akuza të tilla janë potencialisht katastrofike për integritetin e rastit të Prokurorisë, duke marrë parasysh shtrirjen e kontakteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me (redaktuar). Çdo prokuror etik do të kishte kuptuar menjëherë pas marrjes së atij kontakti të dytë me (redaktuar) cilat mund të ishin implikimet për rastin e tij dhe do të kishte ndërmarrë menjëherë hapa për të hetuar shkallën e kontaminimit”, thuhet në shkresë.
Sipas parashtrimit të mbrojtjes, intervista e këtyre dy personave, dëshmojnë se ata kanë lidhje me Shërbimin Sekret Serb.
“Dy intervistat e [REDAKTUAR] e bëjnë të qartë se [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] të dy kanë një marrëdhënie me inteligjencën serbe. Intervistat përfshijnë referenca për: një takim midis [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] në Beograd ku [REDAKTUAR ] mund të marrë më shumë informacion për Prokurorinë e SPecializuar [REDAKTUAR] duke konfirmuar vetëdijen e tij se Serbia kishte refuzuar një kërkesë të Prokurorisë së për dokumente që i përkasin Salih Mustafës; dhe (iii) një drekë e ndjekur nga [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], dhe [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje.
“Shqetësimi i dukshëm që kjo shkakton është se Serbia, përmes [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR], ka ofruar dëshmi dhe prova të rreme për Prokurorinë. Rreziqet që kjo paraqet për rastin e Prokurorisë janë të rënda, veçanërisht duke pasur parasysh shtrirjen e dukshme të mbështetjes së saj në informacione, pista dhe prezantime të ofruara nga [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje.
Kujtojmë se ditë më parë kryeprokurori i Speciales, Jack Smith dha dorëheqje, për të marrë hetimin për rastin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump./ Nacionale.com
plas me ne fund Skenari Serb ne zyrat e Speciales . Gjithcka ishte nji Komplot i Kurdisur nga Serbia per te ti paraqitur ne syte e Opinionit Europiane e me gjere , nji Fotoshop te rreme te Viktimes ,nderkohe qe Kriminelet e Ushtrise Millosheviqit i njega Tashme Bota mbare . - Nji veper qe me ne fund po jep frutet e veta dhe tregon Hipokrizine e asaj duke i treguar surratin e vertete Speciales ! Pra gjithcka ka bere Europa ne Kosove ka qen nji Minimin i Shtetit Kosovare dhe gjthcka ne interese te Serbise ! - E pabesushme ,por e kuptueshme per gjithe ne shqiptaret te cilet njohim tashme mir Historine e Kontinentit dhe Coptimin qe na ka bere kjo Europe qe as sot nuk ndalet pa na demtuar e sulmuar - ne nji kohe kur flet per Drejtesi per Demokraci dhe BE , qe Dreqi e di se per cfar ? Kushe e e Keqja qe i ka ardhur Europes nga Shqiptaret ? Perse gjithe ky Inkuizicion i BE-se kudner shqiptareve ? Sepse Shqiptaret nuk kan Kryer Gjenocide ndaj popujve te tjere si kan ber Serbet apo shume Europiane ? - Na duan te jemi te pashirt e Kriminele ne Shqiptareve Europa ? Sa interesante pre Predikuesit e Vlerave Njerzore !!!!!!!!!!! Deri kur do vazhdoje kjo Marrezi Satanesh kunder Shqiptareve - i duhet ber pyetja direkte Maskave Demokratike ne BE
Intuita e atyre që e shihnin Prokuorinë Speciale të Kosovës qysh në fllim si një vegël në duart e sigurimit serb për të goditur luftën e UÇK-së nëpërmjet goditjes së udhëheqësve të saj po vërtetohet. Konstatimi i avokatit mbrojtës duhet parë i lidhur edhe me veprimtarinë antishqiptare të Dik Martit, i cili, edhe ai është furnizuar po nga sigurimi serb me lëndë shpifëse kundër Kosovës, luftës së saj për çlirim e udhëheqësve të saj. Nuk kuptohet se çfarë duhet më për ta shkrirë atë prokurori dhe për të ndjekur penalisht të gjithë prokurorët dhe personat e tjerë të vënë në shërbim të zbulimit serb në dëm të Kosovës. Populli i Kosovës duhet të ngrihet më këmbë për të vënë në vend nderin e shkelur me të dy këmbët e prokurorëve antishqiptarë-vegla të Serbisë.