Befason Milaim Zeka: Konfliktin në Bruksel e solli Kurti! Sjellje arrogante ndaj Borrell, e quajti gënjeshtar

19 Shtator 2023, 18:49Rajoni TEMA

Befason Milaim Zeka: Konfliktin në Bruksel e solli Kurti! Sjellje arrogante

Analisti Milaim Zeka i ftuar në Top Talk dha disa informacione befasuese, ku u shpreh se konflikti në Bruksel, më 14 shkurt, erdhi nga Albin Kurti, pasi kryeministri i Kosovës e ka quajtur zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrell gënjeshtar.

“Unë isha në SHBA dhe dje jam kthyer nga andej dhe bëra një shkrim, dhe “top diplomatë amerikanë” më shpjeguan se i gjithë konflikti në Bruksel ka ardhur si rezultat i arrogancës së Albin Kurtit, i cili e kishte quajtur Borrell-in, zyrtarin e lartë të BE-së, gënjeshtar dhe Borrell është ngritur në këmbë dhe e ka ndërprerë takimin. Prandaj edhe Kurti doli para gazetarëve me dy orë vonesë”, u shpreh Zeka.

Milaim Zeka tregon se Kurti i ka propozuar dy ndërmjetësuesve të lartë një dokument, të cilët ata e kanë refuzuar, duke i thënë se të njëjtën gjë kanë bërë edhe me Serbinë.

Kurti duke u treguar mosbesues u ka kërkuar që ta shohë dokumentin e propozuar nga Serbia, thotë Zeka. Pasi ky dokument u vonua, Kurti akuzoi Josep Borrell se një dokument i tillë nuk ekzistonte por po përgatitej tani.

“Kur Borrell dhe Lajçak e paraqitën planin e punës, të takimit të nivelit më të lartë të dy përfaqësuesve serb dhe atij të Kosovës, Albin Kurti i tha Borrell që ‘un kam një dokument propozues’, për këtë që po flet Albin Kurti, që po thotë hera e parë që po e paraqes”, tregon Zeka. “Borrell iu kthye Kurtit dhe i tha: Më fal edhe Serbët na ka paraqitur një dokument por ne e kemi refuzuar, prandaj po e refuzojmë edhe dokumentin tuaj.”

“Albini i tha Borell, më sillni këtë dokument”, thotë Zeka. “Por çfarë rëndësie ka kur ne e kemi refuzuar. Konsideroje dokumentin serb si inekzistent. Kurti insistoi gjithsesi që ta shihte dokumentin, dhe me qenë se se stafi i dy ndërmjetësuesve ishte larguar dhe po qëndronte vetëm stafi politik, Borrell ishte i detyruar të thërriste stafin nga banesat e tyre që të vinin dhe ta sillnin këtë dokument.”

“Në këtë kohë pauze dy orëshe, Albin Kurti i tha Borell-it dhe Lajçak-ut se ‘nuk është e vërtetë që ju e keni këtë dokument dhe po e përgatisni tani për të më vënë mu në lajthitje’.

Kështu, sipas Zekës, Borrell ka reaguar i nervozuar duke mbyllur takimin trepalësh.

“Borrell i tha: ‘Ju po më akuzoni mua që jam gënjeshtar?’ Dhe në këtë moment u ngrit dhe e mbylli takimin”, tha analisti.

“Kjo është prapaskena që është luajtur nga një njeri i çmendur si Albin Kurti, i cili shkon në Bruksel vetëm për të krijuar përçarje. Unë nuk kam hallin e Albin Kurtit, kam hallin e Kosovës dhe Shqiptarëve. Unë e kam thënë që ne do ta humbin Kosovën kur në krye të vendit do të na vijë dikush që do ta armiqësojë Kosovën me SHBA dhe Be”, u shpreh Zeka në Top Talk.

6 Komente

  1. e
    emigranti

    Mylaim, si te besojme ty dhe jo Albinit, kur dihet qe nuk eshte here e pare qe ti ja fut kot. Mjaft me mashtrime e genjeshtra. Pastaj dihet qendrimi pro serb I Borell dhe Lajcak qe edhe dokumenti zyrtar " te paraqitur nga keta " eshte ne favor te Serbise.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Milaimi e ka treguar me vepra kontributin per Kosoven, eshte shefi informacionit te UCK, ku edhe eshte plagosur. Milaimi po i tregon popullit te Kosoves te verteten, humnera ku po e con Albin Kurti. Albini ka marre deshmine si luftetar i UCK, duke u fshehur gjoja si sekretar i Demacit. Lere pastaj Vjosa Osmani, u fsheh ne Australi, gjoja me studime. UCKja i ka dale zot Kosoves, edhe pse bene disa gabime te pafalshme kur erdhen ne pushtet. Keto gabime i ka pranuar me vone Hashim Thaci. Nje dalje nga burgu e Hashim Thacit, do e ndryshonte komplet situaten politike ne Kosove.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Është nje komentues nga Kosova me emrin KS. Jam.kurioz se çfare budallalleqet do nxjerrë tani per të mbrojtur Albin Kurtin qe po i bën varrin Kosovës dhe po çon dëm.gjakun e atyre deshmoreve qe dhanë jetën per Kosovën. Kosova sot është e pavarur, por Albin Kurti po punon nate e dite qe ta humbasë kete pavaresi. Të shpresojme qe Perendimi do vendose fatin e Kosovës mbi çmendurine e Albin Kurtit - ky delirant fshatar qe duket sikur e ka pjellë Saliu.

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        E si te besojme ty Mylaim dhe jo Albinit, pasi per ty nuk eshte here e pare qe shfryn kunder Albinit dhe mashtron. Si " gazetar " qe paske intervistuar zyrtaret e larte amerikane pse nuk i paraqet intervistat e tyre qe te dukesh tamam gazetar i vertete, sic hiqesh.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Ore si nuk degjoj e lexoj ndonje gje te dobishme per Kosoven nga opozita e Kosoves. Betohen e sterbetohen se kane hallin e Kosoves, Miliami edhe te Shqiperise dhe mazalla se te bindin se perveç hallit te tyre per Kosoven as qe ju ruhet fare.

          Përgjigjjuni
          1. t
            troc

            MIIIIIII LAIM SERBI nuk i afrohet as te thoji Albinit.Nuk i dime prapaskenat politike sepse bastardet antishqiptare jane ne cdo qelize te shoqerise shqiptare (MILAIMOVICI nje nder ta). Ajo qe eshte e sigurte 100 % eshte se me miratimin e themelimit te Asosacionit ,Kosova mbaron se ekzistuari si shtet.Europa KUrve po ushtron presion te papare per kete gje sepse Europa Kurve ka qene gjithmone kunder shqiptareve.RROFTE USA.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje