Cramon: Marrëveshja me Serbinë do ta përshpejtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

15 Mars 2023, 16:57Rajoni TEMA

Cramon: Marrëveshja me Serbinë do ta përshpejtonte

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Cramon gjatë fjalimit të saj në takimin e 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit, ku është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se është optimiste për takimin e 18 marsit në Ohër, pasi ka parë sinjale pozitive nga Kosova dhe Serbia.

“Përgatitjet për takimin e Ohrit janë zhvilluar shumë mirë, kemi parë sinjale premtuese nga të dyja palët, kemi një vullnet politik nga të dyja palët që të bëjnë një marrëveshje për të bërë hapin e ardhshëm në procesin e dialogut”, tha ajo.

Tutje, ajo theksoi se pas kësaj Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, “duke përfshirë këtu Interpolin, UNESCO-n, natyrisht NATO, dhe anëtarësim në BE”, dhe potencoi se “ne do të ju mbështesim për të gjitha këto”.

Cramon vlerësoi se shumë e lehtë do të ishte çdo anëtarësim i Kosovës në mekanizma ndërkombëtare nëse do të kishte një marrëveshje mes palëve dialoguese.

“Kjo do të ishte edhe më e lehtë nëse në procesin e dialogut i cili duhet thënë se këto vitet e fundit nuk ishte i lehtë”, dhe nënvizoi se kjo do të ndodhte “nëse do të kishim një marrëveshje mes palëve që më në fund do të kishte një normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova sa i përket dialogut me Serbinë, “është treguar konstruktive dhe kreative”.

“Besojmë se marrëveshja themelore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përbën një avancim ndërmjet marrëdhënieve mes dy shteteve”, tha Kurti.

“Qëndrojmë pranë parimit universal që marrëveshja dhe respekti ndaj integritetit territorial, ndalja e luftimit të republikës sonë, pastaj shkëmbimi i ambasadorëve dhe njohja e pasaportave”.

3 Komente

  1. T
    Tironci

    Ksaj i thon te tallesh bythen me nje popull , kosoven se njohin 5 vende europiane si do hy ne kto organizma , thjesht duan vetem asosasionin per sebet dhe mashtrojn kosovaret .

    1. "
      "Do te Pershpejtoje " eshte thjeshte nji Premtim n

      kta te dhurojne Fjale ne Ere ne kembim te Minimit te Sovranitetit dhe ekzistences se Shtetit lol ! per cfar i marrin shqiptaret kta Bijt e baballarve (dhe te kurves plake qe coptuan Trojet Shqiptare ne copa dhe ja hudhen Hienave) ! A nuk tenton nji Politike e tille Agresive e Te Forteve te njejten Metode e Politike si me 1913 kunder shqiptareve ? _Perse vall ? Kush do jet reagimi i shqiptareve mbas ktyre " Premtiveve te Shpejtesise mashtrimit "?

      1. c
        cfar Kakarit kjo surrat Kanibale ?

        do shpejtoj kohen e kujt e ? haaaaaaaaahahahahahahaah Njelloj si bene me Vizat lol . Neofashitet e BE.se eshte e papare ne Bote ,qe ne mes te Europes te izolohet nji Shtet e Popull i vogel si Kosova si me jetu De-Jure nen nji Diktature Fashiste ! Dhe kane gjithe kohen i bejne Presion Shtett te Kosoves duke kerkuar qe te arrije Serbia Objektivat e veta ne kte Marreveshje te stisur nga Mashtruesit Diplomatike ! Kta qe Arrestuan Lidert e UCK-se pse Mbrojten Kosoven kunder Ushtrise Kriminale e Masakres Serbe I kerkojne Kosoves te hapi bythen qe ta Pedhunoje Serbi sepse i ka vene Rusi karin ne fyt ! Kjo qe kerkojne kta per Kosovaret do te thote Fillimi i Fundit te ekzistuari si Shtet dhe Ktjim nen Rregjimin e Shtetit Kriminel Serb .

        Lini një Përgjigje