Vuçiç:Kurti nuk është gati për negociata, bisedimet s’kanë kuptim pa Asociacionin

13 Mars 2023, 16:50Rajoni TEMA

Vuçiç:Kurti nuk është gati për negociata, bisedimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i sheh të pakuptimta bisedat dhe negociatat për noramlizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse Prishtina zyrtare nuk pranon Asociacionin.

Kështu ka deklaruar presidenti serb para takimit me të dërguarin e posacëm të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak, i cili ka nisur këtë të hënë vizitën zyrtare në Beograd pas qëndrimit dyditor në Prishtinë, ku ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


“Do ta them si i shoh gjërat dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Të mërkurën dhe të enjten, do të flas sa i përket Kosovës. Por nëse dikush nuk është i gatshëm as të bisedojë, e lëre më të zbatojë Asociacionin e komunave serbe, atëherë kjo nuk ka kuptim”, theksoi ai.

Takimi i radhës mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian do të mbahet më 18 mars në Ohër.

Fokusi i bisedimeve do të jetë udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Vuçiç dhe Kurti, sipas kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borej, ranë dakord më 27 shkurt në Bruksel.

5 Komente

  1. A
    Analisti amator.

    Me ne fund shoh disa elemente te "mencurise" se diplomacise se Kosoves, ne relatat me Evropen, persa i perkete inisiatives franko-gjermane. Ndryshimet ne fjalor dhe ne qendrim te Kurtit, kane dhene shenjat e para qe Kurti me ne fund po meson!!!!! Ja se cka thene Lajcak(midis te tjerash) per opinionin serb: "...Sastao sam se i sa predsednicom Vjosom Osmani. Glavna svrha ovog sastanka je da steknem uvid u to kako Kosovo vidi implementaciju. Ovaj sastanak je ispunio moja očekivanja u ovom kontekstu...” Perkethimi:"... U takova edhe me Presidenten Vjosa Osmani.Qellimi kryesor i ketij takimi ishte te kuptoja se si Kosova e konsideron implementimin(zbatimin).Ky takim, ne kete kontekst, i plotesoi shpresat e mia... Me nje fjale topi i ka ngelur ne porte Vuciqit. Ky eshte nje tregues i qarte se sa frutedhenese jane qendrimet tona, kur ato perputhen me qendrimin dhe fjalorin e Evropes....Vuciqi per here te pare eshte i "intrigruar" nga Kurti dhe thote gjera qe i kalojne te shkuares, sikur Kurti nuk eshte me asociacionin!!! Ditet qe vijne jane interesante jo vetem se cdo thote Vuciqi, qe do i drejtohet serbeve keto dite, por edhe Kurti qe nuk besoj te harroje te degjoje aleatet tane ne te arthmen....

    1. e
      emigranti

      Bisedimet jane per normalizimin e maredhenieve sepse keshtu ngule kembe zotrote, pasi nuk pranoje njohjen e Kosoves, ndersa tani po kerkon qe baze e diskutimeve te jete asosacioni dhe kishat e manastiret serbe qe doni te ngrini si kepurdha ne territorin e Kosoves, ndersa ceshtjet e tjera qe cojne drejt normalizimit nuk te interesojne pasi ju qe e shkaktuat qellimshem destabilizimin e rajonit eshte e qarte qe nuk jeni as per normalizim. Kosova nuk ka ndermend te shkaterroje veten per tekat e juaja, pasi qellimi juaj eshte dukshem i qarte, destabilizimi I Kosoves dhe grabitja e territoreve te shtetit te Kosoves. Mjaft me me shperfilljen e qeverise kosovare, duke kujtuar se ju keni vetem te drejta ndersa Kosova ka vetem detyrime per te zbatuar tekat e juaja. Doni apo jo juve, Kosova eshte shtet i pavarur nga ju, prandaj vetem reciprociteti ndermjet paleve si te barabarta eshte dhe duhet te jete kushti per normalizimin e maredhenieve Kosove - Serbi.

      1. s
        shqip

        As pa njohjen e Kosoves nga Serbia, bisedimet nuk kane kuptim. Ky Vucici, eshte aq i zgjuar qe te kuptoje se nuk mundet te zgjidhet nje problem, pa zgjidhur ai me kryesore.

        1. S
          Shqipe

          Falje ,per genicidin shteteror serb mbi popullsine shqiptare ne Kosove,do kerkoj ndonjehere ky birboja…? Le te filloj nga kjo qe eshte me e thjeshta.

          1. D
            Dulla komunisti

            PING PONG PING PONG MAO C'È DUN NIKSON. politik è pun qafiresh nga të dy.

            Lini një Përgjigje