
SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha pikat e marrëveshjes që është rënë dakord në negociatat e mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë ka deklaruar për Zërin e Amerikës Departamenti i Shtetit.
“Fokusi ynë është në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore, të parashikueshme si fqinjë, të cilat do të mundësojnë stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon.
BE-ja pret që të dyja palët të përmbushin zotimet dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme nga dialogu, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, gjë që u konfirmua nga të dy liderët në takimin e 18 marsit në Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim të DASH-it, duke shtuar se SHBA-ja mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e aneksit.
Ndonëse marrëveshja për Asociacionin u nënshkrua në vitin 2013 dhe u konfirmua me propozimin evropian dhe aneksin e Ohrit, nuk ka pasur përparim në këtë çështje gjatë muajit të kaluar.
Beogradi kërkon formimin e AKS-së si kusht për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.
Edhe Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Këtë javë bëhen 10 vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, dhe është koha që të formohet Asociacioni. Ajo se çfarë mund t’ju garantoj është që nuk do të dorëzohemi derisa të ndodhë”, u ka thënë Hill gazetarëve.
Sipas tij, serbët duhet të kenë besim në marrëveshje të tilla, sepse nëse nënshkruhen, ato me patjetër duhet të zbatohen.
“Një tjetër arsye, ndoshta edhe më e rëndësishmja, është që këto komunitete në Kosovë duhet ta dinë se çfarë e ardhme i pret, sepse ato nuk janë formuar dje, ato kanë qenë në Kosovë për vite. Dua vërtet t’ju siguroj që do ta trajtojmë këtë detyrim me seriozitetin më të madh”, ka thënë ai.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e Asociacionit më 2013 dhe më pas për parimet e tij më 2015.
Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur që disa parime të marrëveshjes nuk janë në përputhje me kushtetutën, por që mund të harmonizohen.
Megjithatë, Qeveria aktuale në Kosovë ka refuzuar formimin e asociacioneve njëenitike, duke thënë se mund të dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës.
Pas presionit të komunitetit ndërkombëtar, Kosova është zotuar për të krijuar një “nivel të vetëmenaxhmit” për serbët.
eshte e njejta Politike si ao e Milloshevicit , i cili Firmoste ne Leter , por nuk Zbatonte asgje ne Terren . Ky Zullap Gallofi me syze inteligjenti , VucicBuzevic_i eshte i se njetit Kallep Politike . Politika e Serbise ka qen e do jet kunder Üaqes dhe zhvillimit te Balkkanit ,sepse i fryn ne bythe Bota e Te Forteve . Shikoni xjestikulacionin e Zullaüit vucic ,ne cdo Tavoline Bsedimesh apo Medie lol ! Si nje gomar i llastuar gati tI hedh Vicklat andej kendej me buzet varur ,si vic i merzitur ne surrat ,pse Bota po ul Kosoven ne bisedime e ben Marreveshje me ata !!!!!!!! Nqsserbet nuk duan te mrren veshe me Metodat e Politikes Njerezore _ e njohin vetem Forcen : atehere Bashkesia Nderkombteare duhet te Aramtosi Kosove e Shqiperi si beri me Ukrainen dhe e zgjidhim kollaj ne shqiptaret Mosmarrveshjet me serbet ,i bindim deri ne kock
Eshte rene dakord nga Nderkombetaret qe BE-ja te shtroje nji tavoline bisedimesh me qeverrise serbe e asj Kosovare nen kujdesin e perfaqsueseve te BE-se Borel dhe Lajcak .Te dy rrijne ulur ne tavolinen ku do zhvillohen bisedimet ne Heshtje . Hapet dera dhe nji koke e madhe me syze dallohet e futur brenda .Pastaj degjohet zeri i tij . Dobredan Gospodini ! Pershendetje . I pergjigjen te dy njikohesishte ,Perfaqsuesit e BE-s . Hyni - hyni Presdienti Vucic . Marshallah more Servici jone sa qenke bere ! Lum serbia qit ka . Vucici i zgjat buzet posht duke tentuar te krijoj ne dukje nji si buezeqeshje dhe me sy ulur poshte ulet duke then : Edhe un keshtu them .Lum serbia qe me ka . Perse me keni thirrur - hidhet menjiher ne sulm Vucic ? Lajcak fillon e qesh . Borel i pegjigjet . Pseee s'ju kan thene gje juve z. Vucic ? - Vucici si i qejfbetur : Mbase me kan thene ,por mua s'me intereson fare .se cfar mendoni ju Nderkombetaret . Jemi serb ne hej ! Na njihini ju neve ? Hajde ,me thoni se s'kam kohe te rrij ktu , Kam 100 Plane ne Koke se si do Organzoj serbet e Mitrovices qe te formojne Srbska Republika _sipas Modelit te Bosnjes ne Kosove . _ Lajcak ,fshin syzet nderkohe qe Borel veshtron si i hutuar . Prisni pak i nderuar Vucic . Duroni edhe pak .Mos u nxitoni .Gjerat e mira ,behen avash - avash . Mos harroni se ju kemi degjuar ne cdo rast juve Serbet . Ju plotesum deshiren tuaj me te madhe ,e cila eshte nji fitore per Serbine .Cuam UCK-n ne Hage ! Akoma s'jeni te kenaqur ? Lajcak qesh . Vucici ka ulur syt e i merzitur i kerkon leje te largohet . Prit z.Vucic ,prit i luten Borel , se eshte duke ardhur edhe KM i Kosoves A.Kurti dhe do bisedojme ktu ,bashke ,qe t'ja fusim atij e firmosi ate qe ju intereson juve . Cfaaaaaar i kthehet Vucici me sy erresua si kohe e vrejtur ,gati te shpertheje ne shi : Un te bisedoj me nji Kriminel si KM A.Kurti ? Un jam i kryqit moe zoterinj dhe nxjerr nji Kryq te madhe fshehur ne pantallona . Jaaaaaa shikoheni - kte duhet t'ja ngul ne koke Kosoves . Dhe fillon te qaj . Te dy perfaqsuest e BE-s e shikoj njeri -tjetrin ne sy . Lajcak i afrohet dhe e puth ne faqe Vicicin i cili eshte duke fshir lotet . Hajd tani Vucic .mblidhe veten . Prandaj po punojne qe ju ksaj radhe ta merrni paLufte e Masakra Kosoven ,por me Bisedime . Vicici nge koken dhe e shikon ne sy Lajcakun dhe fillon te qaj perseri duke i bertitur : Mos me ngrini nervat se do t'i them Vllait te Madhe dhe pastaj s'keni ku te futeni . Merrni vendimin si bete me 1913 - dhe mbaroj puna . Jo jo jo ndewrhyn Borel . Vucic .Kto gjera sot nuk behen me si dikur . Por mos u shqeteso se do gjeme nji menyre si t'i fusim ne gracke kosovaret . Vucici i nervozuar : Atehere beheni e pastaj me therrisni mua ktu te firnos fundin tim . Bisedimet e Marreveshjet per ne Serbet s'kan as vlere e as kuptim .Ma a len amanet Milloshi mua . Ngrihet menjiher nga karrigja dhe iken mbasi ka perplasur deren . Kurti i sapo ardhur shikon me habi dhe instiktivishte qesh me Borelin : Po ky cpati qe iku keshtu ? Un s'jam kunder Marreveshjeve me Srbine .I pranoj te gjitha .Ju e dini z.Borel . E dim e dim z.Kurti . Ti je djal i mire jo si ata Terroristet e UCK-se . Ty kemi menduar te bejme President me vone ne Kosove ,nqs s'ja prish humorin serbise .