Në një video të siguruar nga gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci duket përplasja e forcave të KFOR-it me protestuesit serbë në Zveçan.
Vec raportimit të gazetarit për gjuajtje me sende të forta, gurë dhe mjete shpërthyese janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.
Deri tani nuk raportohet për të plagosur.
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Trupat e KFOR-it po përdorin shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët po hedhin sende të forta në drejtim të tyre.
Lini një Përgjigje