Takimi i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të parlamentit serb me Thomas Rovekamp, kreun e Komisionit për Mbrojtje në Bundestag, u zhvillua me tensione të forta, dhe një prej temave kryesore ishte Kosova.
Milovan Drecun, kryetar i komisionit serb, tha se “pavarësia e Kosovës” dhe, veçanërisht, “armatosja e Prishtinës” paraqesin kërcënimin më të madh për sigurinë e Serbisë.
Ai pohoi se në mënyrë të “paligjshme po armatoset” Kosova dhe po krijon aleanca ushtarake rajonale, duke iu referuar marrëdhënieve mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, raporton nova.rs.
Në përgjigje, Rovekamp mohoi kategorikisht se Gjermania po furnizon me armë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Deputeti gjerman deklaroi se nuk ka asnjë provë për pretendimet e armatimit të Kosovës, duke shtuar se “nëse keni ndonjë indikacion për pohime të tilla, ju lutem na i dërgoni.”
Ai gjithashtu foli për pjesëmarrjen e trupave gjermane në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë, duke theksuar se Berlini dëshiron të japë “kontribut më të madh si partner” në këtë mision.
Rovekamp u shpreh gjithashtu se “jemi të zhgënjyer nga ngecja e procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë” dhe kritikoi “mosrespektimin e marrëveshjeve ekzistuese”, si nga pala e Kosovës, ashtu edhe nga ajo e Serbisë.
Gjermania e ka njohur shtetin e Kosovës dhe mund t'i shesë armatime sikurse edhe çdo shteti tjetër. "Mbrojtja" e deputetit gjerman, duke thënë se nuk i ka dhënë armë, edhe po të jetë e vërtetë, tregon se edhe ata e shohin si gabim armatosjen e Kosovës, madje, sidomos, për t'u mbrojtur nga Serbia që është agresori shekullor e pushtuesi mbi 100-vjeçar i popullit e trojeve të saj. Po Serbia pse armatoset? Ajo, në ndryshim rrënjësor nga Kosova që armatoset për t'u mbrojtur - arsye që e përdor dhe Serbia në mënyrëë të rreme - armatoset për të pushtuar të tjerët.
Kosova shtet i pavarur nuk eshte "done deal" prandaj. Nderkombetaret po e vezhgojne sa aftesi ka te vetqeveriset perpara se ta pajisin me arme te cilat per hir te se vertetes ne rast konflikti me Serbine nuk ndryshojne dot rezultatin, vetem do i shkaktonin me shume dhimbje popullit atje.