Deputeti i PDK: Ky është viti i fundit i qeverisjes Kurti, nuk do lejojmë më vjedhjen e votave

5 Shkurt 2024, 12:04Rajoni TEMA
Deputeti i PDK: Ky është viti i fundit i qeverisjes Kurti, nuk do

Deputeti i PDK, Hisen Berisha tha se ky është viti i fundit për qeverisjen e Albin Kurtit në Kosovë.

Berisha u shpreh se opozita ka qenë gjithmonë bashkëpunuese me qeverinë, por me kushtin që veprimet e saj të jenë të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, gjë që nuk ka ndodhur. Sipas tij, pas çdo veprimi patriotik të Kurtit fshihen veprime dhe marrëveshje antikushtetuese.

“Përvoja e këtyre viteve qeverisje na ka bërë të kuptojmë se pas çdo veprimi patriotik të këtij kryeministri kemi edhe veprime  të tera antikushtetuese siç ishin marrëveshjet e dëmshme për energjinë, lëvizjen e lirë dhe asociacionin.

Nëse humbim një të katërtën e territorit, për çfarë sakrificash po flasim dhe pse e bëmë një luftë me shumë viktima. Ndaj u bashkuam në këshillin drejtues të partisë, jo zgjedhje këtë vit, por ky është viti i fundit i kësaj qeverie.

Në zgjedhjet e kaluara kemi lejuar vjedhjen industriale, këtë herë nuk do lejojmë vjedhjen e votave”, tha Berisha në një intervistë për Euronews Albania. 

2 Komente

  1. T
    Trendeline

    Ky eshte versioni kosovar i Flamur Nokes.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Injoranti

      Veprimet e Kurtit nuk jane patriotike por "patriotike"....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje