Kosovë/ 31-vjeçari qëllon me armë ish-vjehrrin pas konfliktit me ish-gruan për divorcin

26 Prill 2024, 15:21Rajoni TEMA
Kosovë/ 31-vjeçari qëllon me armë ish-vjehrrin pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot jashtë objektit të degës së Gjykatës Themelore në Dragash në Kosovë, ku një person ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit të autorit me ish bashkëshorten e tij. 

Policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar, po ashtu edhe arma është sekuestruar. 

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q., ish vjehrrin i tij nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës”, ka thënë Gashi, citojnë mediat kosovare.

Lini një Përgjigje