Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Ferizaj të Kosovës teksa një i ri 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij.
25-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar disa momente pasi kreu krimin.
Sakaq në vendin e ngjarjes ndodhet dhe grupi hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj.
Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.
E plagosura pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin e policisë.
Duke pare nivelin e komenteve dhe te folures te Kosovareve nuk me duket cudi biles me duket nder me te intelektualet e Kosoves ky qe per ne eshte palle gomari
Ma intellixhenti kah Prishtinet
Fatekeqesi gjyna shyqyr qe ka shpetuar ... momente Emcional qe sjellin vendime ekstreme negative vdekjepruse te castit....
pune arapesh vk
A fole gabelicë, të qifshin n'bithë gabelët e Arabisë.