BE-ja për vizitën e Vuçiçit në Rusi: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj 2025, 22:41Rajoni TEMA
BE-ja për vizitën e Vuçiçit në Rusi: Të

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore – një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.

Kjo është përgjigjja e Komisionit Evropian pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Rusi, ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të na bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një përgjigje me shkrim të një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

KE-ja nënvizon se të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të legjitimojë agresionin e Putinit kundër Ukrainës.

“Nëse dikush dëshiron të tregojë mbështetje për paqen, vendi i duhur për këtë më 9 maj është Kievi, jo Moska”, thuhet në përgjigje.

BE-ja thekson se ka qenë "krejtësisht e qartë" me partnerët e saj, përfshirë edhe vendet kandidate si Serbia.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht me regjimin e Putinit, në kohën kur agresioni i tij ndaj Ukrainës është i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm”, përfundon reagimi i Komisionit Evropian.

Vuçiq mbërriti në Moskë në prag të përvjetorit të 9 majit dhe takimi i tij me Putinin është i pari që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ai deklaroi para gazetarëve në Moskë se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe shtoi se “nëse dikush duhet ta paguajë çmimin e kësaj vizite, ai do të jem unë, jo shteti”.

Vuçiq tha gjithashtu se pret “reagime shumë të ashpra” nga BE-ja për shkak të kësaj vizite, por se përgjigjja e tij do të jetë “e matur dhe serioze”. Ai paralajmëroi se me Putinin do të diskutojë, ndër të tjera, për marrëveshjen e furnizimit me gaz dhe për Industrinë e Naftës së Serbisë, e cila është në pronësi ruse dhe gjendet nën sanksione amerikane.

Institucionet evropiane kishin reaguar edhe më parë ndaj paralajmërimeve për udhëtimin e Vuçiqit në Moskë. Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, gjatë një vizite në Beograd në fund të prillit, tha se vendimi për të udhëtuar në Moskë i takon presidentit të Serbisë, por paralajmëroi se nëse ai e realizon atë, “do ta ketë shumë më të vështirë që ta ndihmojë Serbinë të mbetet e orientuar fort në rrugën evropiane”.

Serbia është në proces negociatash për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por nuk ka hapur asnjë kapitull të ri që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të refuzimit për të harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, autoritetet në Beograd kanë vazhduar të ruajnë marrëdhënie të ngushta me Moskën.

REL

10 Komente

  1. T
    Ton

    Perkedheleni Vucic. Europa po le leshte me Ukrainen e kta e perkedhelin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkelqim

      Make Kosovo Serbia again :D

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cof

        Do ngordhësh me mllefin antishqiptar, ngordhaç!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Diu

        Do katandiset puna me ju lut qe te pakten mos me teshti gjate paradës edhe do ja falin te gjitha... Sa për gjynaf qe jan

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Pamvaresisht se BE analistet esaj,e kuptojne lojen e keti mongoosi se ky po hane me dy luge.Por menyra e te te ashtu quajtures "shqetesim" dhe veprimet masat te cilat nuk mirren,kesaj i thone DEMAGOXHI.Eshte pikerisht politika e bute si m....qe nuk e ndeshkon per c'do veprim armiqesor.Keto te kesaj erope,jane per te ndeshkuar,sanksionuar vetem popullin shqiptar,t'ja heqin edhe te drejtat elementare....a europe e shkerdhyer aaa..Ky mongoos lobon ,ben propagande kunder Republikes se Kosoves,dhe askush nuk shqetesohet per kete menyre fashiste...Dakord te huajt,po ku jane ata te rames,ku jane vete klasa politike me shume ideollogji ne Kosove?sa turpe mban kjo toke ky planet i helmuar...

          Përgjigjjuni
          1. P
            POLLOGU ARBNOR

            TË PËRMBAHET nga LEGJITIMIMI...pohim i natyrës cinike kulminante. Ky shkon në Moskë, shkon e takohet me pipin e Rusisë, ajkën a nazishovenizmit rusoortodoks, ka "kalorësit" e rregullt sherb të ultranazishovenizmit rusosllav në dyzim shpirtëror me homologët nazishovenist, që nuk e fshehin, por e demonstrojnë lujalitetin nazishovenist dhe, ajo që paralajmëroja, dalin me një deklaratë të formës butaforike, duke thënë nëntekstualisht, ani se shkove por mos u kokoris, ndërkohë që ky përqafohet me morravecët e kishës shoveniste ruse. Evropa bën lojën e budallait dhe bëhet sikur nuk kuptob se sherbia idhe ky Aleksi e mbilegjitimojnë agresionin nazishovenist të Rusisë ultriste shoveniste,

            Përgjigjjuni
            1. N
              Niku

              Po ti o shoku nuk ke portale ne Kosove? C pune ke ketu? Me fal e po askush s te kthen pergjigje, as lexon cfare ke shkruar. Shkruaji ne atdheun tend jo ne Shqiperi.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jemi 1

                Plovokatoli vogëlth. Hajt gëzuar hapja e Aeroportit të Vlorës!

                Përgjigjjuni
              2. P
                POLLOGU ARBNOR

                Mos është Tema gazetë greqire, ngase ti, e di, je greqirë. Mos a ndoshta gazetë e shkive, shkitë të qifshin motrat! Shqiëria etnokulturore ka kufinjtë jugor tek Gjiri i Artës. Për vijat politike as po caj karecin !

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flamur Struga

                  Niku,Une o keshilltari i vucicit ,pjelle e karpateve,e kam tere hapesiren e lire ,jam Shqiponje qe nuk njoh kufi...E po sa te cmendur qe jane keto spurdhaket e karpateve o temen e semesoooooo.Eshte e Jona niku,nga Tivari =Molla e kuqe,jane 112.000 klm katerore ,shkoj kendoj,vajtoj ndie urrejtje per armiqet qe ne shekuj na kane ndare ,uzurpuar,djegur e perveluar....por ja kaq sa jemi 11 milione ,shkemb graniti jemi..E bre temen e semesoooooo me thote ne Kosove..po ne Kosove po se pooo poredhe ne Cameri ,eshte e jona Shqiperia ooo putin.E bre mongooset e karpateve o shkirat e shkirave cfare pjellin oooooo...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje