Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë

8 Maj 2025, 10:36Rajoni TEMA
Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian ka reaguar ashpër për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në paradën ushtarake në Moskë, duke thënë se përderisa liderët e Serbisë rreshtohen me presidetin rus, Vladimir Putin, nuk mund të ketë progres në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Parada e Putinit dhe BE-ja nuk mund të shkojnë bashkë. Me vizitën e tij në Moskë, mesazhi i Vuçiçit për BE-në është i qartë. Për sa kohë që udhëheqja e Serbisë rreshtohet me Putinin, nuk mund të ketë progres drejt anëtarësimit në BE – negociatat e pranimit duhet të rishikohen”, ka deklaruar S&D në një deklaratë të fundit.

BE-ja u ka bërë thirrje liderëve të vendeve që synojnë anëtarësimin, përfshirë Vuçiçin, të shmangin pjesëmarrjen në paradën e fitores së Luftës së Dytë Botërore në Moskë, për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Presidenti autoritar i Serbisë është paralajmëruar personalisht për pasojat që kjo vizitë do të ketë për rrugën evropiane.

2 Komente

  1. b
    bashkimi per drejtesi

    Kërkesë me vend. Kjo është dashtë të ndodh që nga viti 1878 por më mirë vonë se hiq. Nuk duhet të lejohet shteti i cili zhvilloji 5 lufta gjenocide dhe i humbi për interesa hegjemoniste sllavo ortodokse - serbo ruse dhe të dëmtoj demokracinë në vendet fqinjë dhe BE.

    Përgjigjjuni
    1. P
      POLLOGU ARBNOR

      THJESHT e QART - mbyllua derën qelbësirave, sa nuk na kanë helmuar me oksid karboni që del nga goja bythë e nazishovenismit sherb !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje