PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE-së, të bisedojë me Serbinë

7 Maj 2025, 16:13Rajoni TEMA
PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE-së,

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin të bëjë reforma për të lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por po ashtu kërkon që Prishtina dhe Beogradi të hapin një kapitull të ri në bisedimet për normalizim.

“Është e qartë që procesi integrues i Kosovës ka nevojë për një momentum të ri – na duhet një kapitull i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që të gjitha partitë e mëdha politike në Kosovë mbështesin fuqishëm integrimin në BE.

E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane dhe ne do të punojmë së bashku në agjendën e reformave sepse çdo anëtarësim në të ardhmen duhet të bazohet në meritë”, tha raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras.

Sipas eurodeputetëve, dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, “fatkeqësisht nuk ka prodhuar rezultatet e pritura”, teksa ata u kërkuan të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

BE-ja ka përsëritur vazhdimisht se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është parakusht për rrugën e të dyja vendeve drejt integrimit evropian.

Së voni, shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se Brukseli është duke analizuar gabimet në procesin e dialogut, që ka nisur më 2011.

Ndërkaq, në raportin për Kosovë, PE-ja tha se shteti ka bërë përparim të dukshëm në reformën zgjedhore, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Megjithatë, sfidat mbeten sa i përket reformave në gjyqësor, liri të medias, efikasitetit të administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve publike. Eurodeputetët theksuan se përkushtimi i vazhdueshëm i reformave gjithëpërfshirëse dhe qeverisjes përfshirëse është thelbësore për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

Eurodeputetët thanë po ashtu se Kosova ka qenë cak i ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese, veçmas nga Rusia dhe Kina, që kishin për synim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e integrimit evropian të Ballkanit perëndimor.

Prandaj, “Parlamenti Evropian i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të forcojë kapacitetet e saj për të luftuar këto kërcënime”, tha PE-ja.

Më 7 maj, eurodeputetët po ashtu kanë miratuar një raport për Serbinë, të cilës iu kërkua që të përmirësojë dialogun e brendshëm politik, të mbrojë sundimin e ligjit dhe të bëjë reforma kundër korrupsionit.

Ndërkaq, sa i përket dialogut me Kosovës, në raport u tha se Serbia "duhet të punojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse të normalizimit me Kosovën", por po ashtu edhe të "harmonizojë plotësisht politikën e saj të jashtme me atë të BE-së"./REL

5 Komente

  1. T
    Tironsi

    Bla bla bla....pordhe europianesh....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agim

      Kosovaret kane shprehur shume budallallek dhe urrejtje. Kemi 0 interes per ceshtjen e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pollogu

        EVROPË INTRIGASH ! RUSI UA SHKËRDHEFTË NËNAT e MOTRAT!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pollogu

          Ai thotë, shkau, Drdania Kosovo është serbe, këto na mësojnë të flasim e të poshtërohemi. Është një lojë me kohën dhe Evropa pret rrethanat të bëhen krejtësisht të favorshme për Serbinë e të na fshijnë nga harta e popujve.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kosovo po vrapon drejt sketeres/Serbise

            Kosova e ka mbyll historine me Evropen. Kurti e detyroi BE ta ven nen sanksione Qeverine e tij antishqiptare. Per marrezi te Kurtin dhe sektit tetij meemer LVV, kosova nuk ka asnje komunikim zyrtar me Usa dhe BE. Evropa pret qe Serbia te vendose te futet ne BE, dhe per te nxitur kete eshte gati qe prej ta njohe Kosoven pjese integrale te Serbise. Cfare thote populisti sovranist Kurti me LVV jane vetem lloqe e berllog qe e hane vetem shumica e dardaneve, por asnje shtet ne Evrope, plus Usa.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje