Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është përfshirë në një incident të pazakontë gjatë një vizite të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, ku, sipas raportimeve të gazetës Danas dhe dëshmive nga komuniteti serbo-amerikan, ai dyshohet se ka tentuar të marrë pjesë në një darkë donatorësh të kandidatit republikan për guvernator të Floridës, Byron Donalds, duke përdorur një emër të rremë, si “Aleks Vuçi”.
Lajmi u bë publik nga Aleksandar Joviçiç, anëtar i organizatës “Serbët për Trump 2024”, i cili pretendon se Vuçiç është kapur në shkelje të protokolleve ligjore dhe është larguar me mirësjellje nga autoritetet amerikane. Ngjarja ka nxitur reagime të forta politike në Serbi.
Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë e cilësoi këtë ngjarje si “një turp kombëtar dhe dëm të madh diplomatik e gjeopolitik”. Kryetari i kësaj force politike, Vojislav Mihailoviç, deklaroi për gazetën Danas se incidenti ka kompromentuar imazhin e Serbisë dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me komunitetin serb në SHBA.
“Presidenti është kapur duke tentuar të hyjë me emër të rremë dhe është detyruar të largohet. Ky është një akt që na ka turpëruar para botës dhe ka krijuar tensione të panevojshme diplomatike,” tha Mihailoviç, duke shtuar se ngjarja e ka thelluar mosbesimin ndaj lidershipit serb edhe në arenën ndërkombëtare.
Vuçiç është kthyer menjëherë në Beograd pas incidentit. Autoritetet shtetërore dhe mediat zyrtare në Serbi e justifikuan rikthimin e tij të papritur me probleme shëndetësore, ndërkohë që opozita dhe zërat kritikë e kanë lidhur kthimin me incidentin në SHBA dhe refuzimin e takimit me Vuçiç nga ana e presidentit Donald Trump.
Ngjarja po trajtohet me shumë vëmendje nga mediat ndërkombëtare dhe ka potencial të ndikojë në marrëdhëniet e ardhshme mes Serbisë dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë, përfshirë edhe spektrin politik amerikan.
Haaaa çfare média si ne krahinen e kosoves. Nuk e di ndoshta ne Serbi keto lajme koti funksionojne por ne Shqiperi nuk i ha njeri.
Po zotnija jote na e di qe jane lajme "koti", apo je anetar is grupit Sebet e Shqiperise? Me kete nuk dua aspak te them se ky lajm eshte i vertete dhe duket si perralle, pasi nuk kishte se perse presidenti serb te shkonte ne nje eveniment politik me emer te rreme Ajo qe dua te them eshte se tipa si puna jote bejne ekspertin apo te diturin kur nuk dine asgje.