Ngërç politik në Kosovë - Dështon për herë të 11 përpjekja për konstituim të Kuvendit!

5 Maj 2025, 11:00Rajoni TEMA
Ngërç politik në Kosovë - Dështon për herë

Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Në vazhdimin e seancës konstituive, të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën, në orën 10:00.

Deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë thonë se është jokushtetuese mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se deputetët mund t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

Para përpjekjes së nëntë për konstituimin e Kuvendit, më 1 maj, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e PDK-së dhe të LDK-së.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara.

Partitë që po kundërshtojnë emrin e Haxhiut për kryeparlamentare i kanë kërkuar LVV-së të ndryshojë propozimin për postin, në mënyrë që procesi të zhbllokohet.

Pse po refuzohet Haxhiu?

Haxhiu po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.

Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar, madje AAK-ja ka përmendur edhe dy emra - Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi - nga partia e kryeministrit në detyrë, Kurti, të cilat ka thënë se do t’i votonte.

LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

Por, LVV-ja ka argumentuar se Haxhiu është kandidate meritore dhe ka refuzuar thirrjet për të vendosur dikë tjetër në emër të saj.

Partitë, që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, e kanë akuzuar LVV-në se po synon që të imponojë votimin e Haxhiut dhe me “qëllim po bllokon procesin”, pasi kanë argumentuar se kjo parti nuk i ka as votat për Qeverinë e re të Kosovë – proces që pason konstituimin e Kuvendit – për formimin e së cilës po ashtu kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 votash.

Por, LVV-ja ka thënë se nuk po i detyron partitë që ta mbështesin kandidaten e tyre për kryeparlamentare. Kjo parti, ka thënë se nuk është e interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por është e gatshme për një cikël të ri zgjedhor, si opsionin e fundit për dalje nga situata e krijuar.

LVV-ja më herët ka propozuar që së bashku me PDK-në dhe LDK-në të pajtohen që të votohen në paketë Haxhiu dhe tre nënkryetarët e Kuvendit – teksa dy nënkryetarë të tjerë i takojnë komuniteteve pakicë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetë, tri prej të cilave i takojnë kësaj të fundit dhe kjo ndarje e ulëseve në Parlament ia pamundëson secilës parti që të qeverisë e vetme.

Formimin e institucioneve të reja po e kërkon bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian që ka thënë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja.

Ndërkaq, më 30 prill ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat në krijimin e institucioneve. Ai u ka bërë thirrje partive politike që të veprojnë shpejt në këtë drejtim dhe t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake.

Seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill, mund të ndërpritet dhe të vazhdohet sërish brenda 48 orësh. Nuk ka kufizime se sa vazhdime mund të ketë deri në konstituimin e organit ligjvënës.

Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës.

Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja./REL

5 Komente

  1. A
    A. Kurthi eshte Ngerci i Shtetit te Kosoves !

    Esasdisti Agresive eshte nji Qenie qe konsiston ne NGERC . Shqiptaret po perserisin Gabimet Historike si me Agjentin Greko-Serb salih brrishen ate pseudo Patriot e Fake Demokrat ,qe me Veprat e tij tregoj kush ishte dhe Kujt i Sherbeu .Kurthi eshte e njejta Metode instaluar ne Shtetin e Kosoves njelloj si sb dikur ne Shqiperi financuar nga ARMIKU I KOMBIT SHQIPTARE . Nen KURTHIN KM Kosova njohu nji Vale Antishqiptare ,Anti UCK( Asaj LAVDIE mbarShqiptare qe la Gjurm ne Historine e Luftrave Clirimtare /Guerile ne Bote) ku Propaganda e Diktuar nga Beogradi ishte Detyra e vetedijeshme ,per t'u shperndare popullit te Kosoves ,per te ndar shqiptaret ne copa ,manipuluar nepermjet fakeNews dhe MundPropaganda ,kombinuar me censure vs Shqiptareve antiSerbi, antiKURTH , qe mbasi cuan UCK ne HAG, Qeverria KURTHI,shpertheu fazen e dyte AntiUCK- poshterimin e saj dhe LUFTES PER CLIRIM ! Ne Shqipttaret nuk do krijojme Shtetin qe duam,nqs nuk zhdukim gjarprinjte helmues Esadiste nga Politika. Situata ne Kosove zhbllokohet ,mbasi shqiptaret t'i shqyejn bythen KURTHIT,perpara se t'i ngurtesohet muti ne zorren qorre

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rita

      Fier Shegani e zgjedh kollaj te parin e fshatit. Ndoshta Kosova has ne veshtiresi sepse identiteti i tyre etnik eshte mix midis Lindjes, Ballkanit dhe Sllaveve

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardani

        O Rita pa identitet! Identiteti yne eshte puro shqiptar. Shqiptare jemi qe nga koha e pare, kur Zoti krijoj kohen. Dhe, per deshprimin tuaj, te tille do te mbesim. Ketu jane me pak se 2% qe deklarohen shkije. Ti je grekoturkoaraboshkin, mbeturin e ardhacakve sllavoaziatik. Je nje sllavoaziatike, oshilacion turko-greko-arabo-shkin!

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zgjedhje te reja me Hashim Thaqin ne Kosove

        Kosova duhet te zboje kurtin, jo me vote tashme, por duke e derguar me zor ne Hge sipas leter-thirjes se Prokurorise Speciale. Plani eshte qe shpejt Trump te ktheje Thaqin ne shoke ne Kosove per zgjedhje te reja.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti anarkisti

          Kurtit – VV me dhunë dhe mafinë kundër shqiptare e morën pushtetin në Kosovë dhe me dhunë po e mbajnë. Nuk e duan ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën. Populli po vuan pasojat e regjimit dhe vajton për varfërinë, nepotizmin, sanksionet, dhunën shtetërore, emigrimin në këto 4 vite nga rreth 400.000 veta, braktisjen e Kosovës nga bota demokratike BE, dhe SHBA dhe vendi amë Shqipëria. Nga Kurthi – vetë fundosja presim përsëri dhunë djegie e shkatërrime siç bën për gati 25 viteve ashtu siç i konvenon Serbisë dhe si dëshirojnë të na shohin si blloku kundër shqiptar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje