INTERVISTA/ Kaqusha Jashari gruaja simbol e trazirave te para politike në Kosovë 1988/1989

6 Maj 2025, 12:23Rajoni Intervistoi Mero Baze

 

INTERVISTA/ Kaqusha Jashari gruaja simbol e trazirave te para politike në

Kaqusha Jashari është ndarë sot nga jeta.

Gjatë punës për librin tim “Republika e Parë”, një histori e shkurtër politike e Kosovës nga viti 1989 deri në vitin 1999, pata privilegjin të intervistoja zonjën Kaqusha Jashari — një grua që u gjend në qendër të zhvillimeve më të rëndësishme politike në Kosovë në periudhën 1988–1989.

Intervista me të është cituar disa herë në libër, por më poshtë po publikohen për herë të parë përgjigjet e saj të plota, si një dëshmi e çmuar historike dhe si nderim për një nga zërat e rrallë politikë të asaj kohe.

INTERVISTA/ Kaqusha Jashari gruaja simbol e trazirave te para politike në

 

Përgjigje në disa pyetje nga Mero Baze

Si ka nisur angazhimi juaj në politikë dhe cilat kanë qenë pozicionet tuaja të para drejtuese?

Unë jam zgjedhur për Kryetare të Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve të Kosovës (KLKK) më 27 prill 1988, pas procedurave dhe konsultimeve që janë bërë në Krahinë (Kosovë), në përputhje me organet e Serbisë dhe të Jugosllavisë, sipas Statutit të Lidhjes Komuniste. Anëtare e Kryesisë së LKK-së kam qenë që nga viti 1982. Në vitin 1986 kam qenë një vit Kryetare e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Më parë kam punuar dy mandate si kryetare e Sindikatës së Punëtorëve të Ndërtimtarisë (1975–1982). Jam me profesion inxhiniere e diplomuar e ndërtimit dhe kam punuar në një firmë ndërtimore, nga ku jam zgjedhur në Sindikatën Krahinore të Ndërtimit.

 

Si i përjetuat ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 që eliminuan autonominë e Kosovës?

Ndryshimet kushtetuese të marsit 1989 në Kuvendin e Kosovës nuk kanë ardhur thjesht nga një direktivë e Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, por nga një strategji afatgjatë e përgatitur nga Serbia dhe udhëhequr nga nacionalistët serbë. Në kuadër të përtrirjes kadrovike në LKJ, Serbia kishte filluar një spastrim në institucionet shtetërore, duke vendosur figura nacionaliste nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit. Strategjia e tyre ishte të nisnin me Kosovën dhe ta shtrinin më tej në republikave të tjera, për të “serbizuar” Jugosllavinë.

Ata përdorën inskenime me mitingje dhe propagandë për të paraqitur shqiptarët si kërcënim ndaj serbëve dhe për të justifikuar marrjen e kompetencave të sigurisë nga Serbia. Ndryshimet kushtetuese u miratuan në një Kuvend të rrethuar nga ushtria dhe policia, nën presionin e aparatit të dhunës. Unë nuk kam qenë e pranishme në Kuvend, pasi isha larguar nga funksioni më 17 nëntor 1988.

 

 A ishit e detyruar të largoheshit nga posti apo dhatë dorëheqje vullnetarisht?

Unë nuk kam dhënë dorëheqje nga posti i Kryetares së KLKK. Me qëndrimet e imponuara nga Komiteti Qendror i LKJ (i dominuar nga serbët) dhe nga Lidhja Komuniste e Serbisë, u liruan shumë funksionarë përmes votimeve me vlerësime të diktuara. Më 17 nëntor, kur është mbajtur mbledhja e Komitetit Krahinor në Prishtinë, minatorët e Trepçës erdhën për të më përkrahur dhe kërkuan të mos jepja dorëheqje. U premtova që nuk do ta bëja, por lirimi nga funksioni u realizua me presion politik.

Kam vazhduar të jem anëtare e Kryesisë deri në mars 1989. Më vonë, kur kuptova se LK nuk ishte më ajo që unë besoja, dorëzova edhe librezën e partisë. Më pas kam punuar në Drejtorinë e Rrugëve si inxhiniere dhe kam qenë ndër themelueset e Partisë Socialdemokrate të Kosovës. U pushova nga puna, ashtu si dhe shumë të tjerë që nuk pranuan pushtetin e instaluar nga Serbia.

 

Si e përjetuat valën e rezistencës qytetare pas ndryshimeve kushtetuese dhe krijimin e institucioneve paralele?

Ndryshimet kushtetuese u refuzuan nga populli i Kosovës. Vetëm një javë pas mbledhjes së Komitetit Krahinor, punëtorët, minatorët, studentët dhe nxënësit marshuan në këmbë drejt Prishtinës për të kundërshtuar politikën e Serbisë. Pas premtimeve të rreme, ata u shpërndanë, por protestat u interpretuan si veprime armiqësore dhe shumë intelektualë e drejtorë u burgosën.

Megjithatë, solidariteti kombëtar u forcua. Edhe pse kishte largime nga puna dhe përjashtime nga universiteti, rezistenca vazhdoi me themelimin e institucioneve paralele. Pas formimit të LDK-së në dhjetor 1989, filloi ndërtimi i pluralizmit dhe partive të tjera politike. Në vitin 1990 u mbajt referendumi për pavarësi dhe zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U zhvillua arsimimi në shtëpi private, u krijua shoqata “Nëna Terezë” dhe u ofruan shërbime shëndetësore.

U formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilën e përkrahëm si Parti Socialdemokrate, dhe gjatë luftës kam qenë Kryetare e PSDK-së (1998–2008).

 

Si e vlerësoni figurën e Rahman Morinës, një emër shumë i diskutueshëm në historinë politike të Kosovës?

Kur isha Kryetare e Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, Rahman Morina ishte në krye të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SPB) dhe raportonte për gjendjen e sigurisë. Qëndrimi i tij ishte që represioni ndaj të rinjve nuk do të sillte rezultate pozitive dhe duhej orientuar shoqëria drejt edukimit. Ai ka qenë projugosllav, por jo antikombëtar.

Nuk kam besuar se do të zgjidhej Kryetar i LKK-së, pasi vinte nga strukturat e sigurisë. Megjithatë, ai u vendos në atë pozitë dhe në kohën e tij Lidhja Komuniste u shpërnda. Në të gjitha republikat e tjera LK u transformua në parti socialdemokrate, ndërsa në Serbi u bë Partia Socialiste, me Millosheviqin në krye.

Rahman Morina ishte i vetmi shqiptar që mori pjesë në themelimin e Partisë Socialiste për Kosovën në kuadër të Serbisë, gjë që për mua ishte e papranueshme. Ai u premtoi minatorëve të Trepçës dorëheqje, por nuk e mbajti fjalën. Vlerësimi im për të është negativ.

 

A ishit të pavarur në vendimmarrje gjatë kohës që drejtonit Partinë në Kosovë?

Po, ne kemi vepruar të pavarur nga Lidhja Komuniste e Serbisë. Koordinimi i qëndrimeve bëhej në nivel federal, në Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Kryetarët e partive komuniste të republikave dhe krahinave ishin të barabartë dhe zgjidheshin sipas procedurave statutore.

Problemet nisën kur u paraqitën dallimet për vlerësimin e situatës së sigurisë në Kosovë. Komiteti Qendror na detyroi të harmonizonim qëndrimet me Serbinë, gjë që ishte e pamundur, pasi Serbia kërkonte shuarjen e autonomisë, ndërsa ne kërkonim barazi me republikat e tjera.

 

Kur kundërshtuat politikën e Millosheviqit, a kishit besim se Jugosllavia mund të mbijetonte?

Unë nuk kam dhënë dorëheqje formalisht, por qëndrimi im si kundërshtare e Millosheviqit e bëri të pamundur funksionimin normal të organeve partiake. Në nivel federal, përçarjet ishin shumë të thella. Në Kosovë, anëtarët serbë në institucionet tona bojkotuan punën – disa nga përkrahja, disa nga frika dhe kërcënimet. Në fakt, kishte një ndarje të plotë në dy drejtime të kundërta politike, që paralajmëronin shkatërrimin e Jugosllavisë.

 

33 Komente

  1. H
    Homer

    Mos e ka emrin „Katjushka „ ha ha

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tema

      Ne Shqiperi e shqiptojne Katjusha. Por ky eshte emri i saj.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Edhe ti "Homer", ne Shqiperi e ke Homo, shkurt Pede.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rita

          Nuk kupton shaka ti Koqevar?

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rita

          Rri aman te keqen se nuk kuptojne shaka Koqevaret. Kush i degjon pastaj "jo shqiperia eshte zimbabwe, Kosova eshte zvicer"

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qetesohu

            Oj Rita,,nje jete me koqet e Shqiptareve te Dardanise ne goje ngele,,kaq shume te shijojne???nuk ke mundesi ti nderrosh??mos na vdesesh me koqet e Dardaneve ne goje moj lanete!!sa degjon Dardan menjehere thua,,Koqet,,nderro koqet ose ilacet,,se je bere si e cmendur,,,merre shtruar,,jo vetem koqe,,,shtruar rita,,jo gjithe diten me koqe ne goje,,shtruar

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rita

              Urdhero personifikimi i kultures Dardane. Keshtu i flitet nje femre ore?

              Përgjigjjuni
              1. R
                RKS

                Nje femre me kulture nuk flet per organe seksuale mashkullore jashte dhomes se gjumit.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rita

                  Ketu ke te drejte.

                  Përgjigjjuni
          2. P
            Prishtina

            Emrin Kaqusha e ka trashegu nga emertimi i minahedhesit te njohur sovjetik "Katjusha". Sepse nenen e kishte ruse e babain shqiptar. Por ishte me patriote dhe me shqiptare se shume shqipfoles me te dy prinderit shqiptar.

            Përgjigjjuni
          3. A
            Arbër

            Trazirat e para politike ne Kosovë janë demonstratat e vitit 1968 dhe demonstratat e masive popullore të vitit 1981. Kjo doli në skenë pikërisht pas vitit 1981.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              R.I.P

              Përgjigjjuni
              1. N
                Njohesi i rrethanave

                Kaqusha vjen nga Skenderaj dhe ka qene e bija e shkines,prandaj shpejt ka perparuar ne rradhet e udheheqjes neo-komuniste te Azem Vllasit!Keta neo-komunist nuk bene te ngaterrohen me partizanet çlirimtare te Fadil Hoxhes te cilet defakto i sollen Kosoves shkollimin,mireqenjen dhe prosperitetin. Sidoqofte,per te vdekurit te gjitha fjalet me te mira!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  RKS

                  E vertete qe nenen nuk e ka pas shqiptare, mirepo ne castin vendimtar historik kur u suprimua autonomia e Kosoves nga Millosheviqi, Kaqusha u rrestua me popullin e saj, me shqiptaret pra. Per kete do te mbahet mend ne histori. I lehte i qofte dheu i Kosoves.

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Rita

                  Respect per zonjen Katiushka por nuk eshte se na interesojne shume lajmet nga Kosova. Jane teper jo inteligjente kur fillojne e percmojne Shqiperine e mburrin Kosovistanin. Per kete, e gjithe Shqiperia i ka hequr vize. Kurrsesi urrejtje por indiference totale.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardani

                    Rita shkina qe shkruan shqip, Tradita e slavoaziatikve-grekoshkijeve sikur ti eshte tradit dhe dije gjenocidiale. Nderkaq, per inteligjencen shqiptare nuk kemi perse te debatojme me slavoaziatiket=grekoturkoarabaoshkinet sikur ti. Serbistani, Yunanistanin e arabostanet tuaj jane debate per ty dhe sillojin tend. Ty te besojme vetem per nje gje: kur thua “Koçevar”. Ketu nuk te kane gabuar syte dhe ndjenjat, sepse te gjithe shqiotaret e Dardanise jane me koçe te varura qe peshojne. Sidoqofte, heqi nga goja, se mund te çmendesh.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rita

                      hahaha ke shkruar aq budallalleqe sa nuk lexohesh fare. seriozisht sa budalla mund te jesh te shkruash ne kete nivel?

                      Përgjigjjuni
                  2. A
                    Agim

                    Po ca Katjushke aman hyri CIA aty i perdori si vegla Kosovaret, se propagandat i hane si buka me djath ata, sic bejne dhe me Albin Skenderbe Kurtin

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tani

                      Hapa ne youtube nje fjalim te Katjushkes ketu siper s' i kuptohej nje dreq ca gjuhe fliste hahahaha

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        RKS

                        Me rendesi qe i kuptoni italianet dhe greket. Nuk ka problem se nuk i kuptoni shqiptaret e mbetur jetim ne 1912 dhe as nuk keni empati per vuajtjet neper te cilat kane kaluar veq pse jane shqiptar.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tani

                          Mentalitet viktimizimi ky. Sa ju ka ndihmuar Shqiperia me mundesite e pakta qe ka duhet te ishit mirenjohes. Mire qe s jeni po hapni propaganda anti-shqiperise si keto qe shkruan ti.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shkupi

                            O Tani, Ti o derrezi qe nuk ndihmo vehten si do te ndihmosh te tjeret. Me kujtohet kurr merrnit ndihma ne emer te refugjatve, nga 19 qebe qe merrnit 8 i ndalnit per vete. Ju qe shkaterroni Shqiperine, vjedhni pronat e njeri tjetrit, drogoni rinin tuaj dhe te botes, diler e killera, kend do ta ndihmonit ju? Si do ta ndihmosh ti Dardanin kur shkaterruat e dogjet me doren tuaj Ushtrine e vendit tuaj duke vrare mijera qyetear shqiotar ne 1997? Na trego o butak, si do ta ndihmoje ti Dardanin kur tankset dhe armatimin tjeter te shtetit tuaj e shisnit ne shkritoret e grekoshkijeve te Greqirjes e te Crna Gores?! O Tani, o butak i pa edukate, i pa identitet! A sna tregon sa “”dhjetra e mijera shqiptar londinez “orren armet dhe luftuan bashk kunder shkajut”?! Ja kete “ndihm tende” na e trego?

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tani

                              Pervecse je handikapat ne cdo argument qe thua ke dhe nje urrejtje patollogjike. Ndaj them qe duhet distance nga Kosovaret se budallai vec pune prish

                              Përgjigjjuni
                            2. k
                              kureshtari

                              Ku e sheh ti ndihmën e Shqipërisë?!

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tani

                                Ke te drejte vella. Duhet ta kishim mbajtur te mbyllur kufirin ne 98-99 te perfundonte si Gaza aty sepse Kosovari mesatar thote: ku na ka ndihmuar Shqiperia. E di ti qe ushtaraket shqiptare e ndalen Serbine ne kufi? Se ata donin t ju ndiqnin dhe ne Shqiperi qe te mbaronin pune. Mosmirnjohja kulm

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shkupi

                                  Ne cilin kufi? Ne kufirin tuaj, aty po! Perse iknit ju nga veriu i Shqioerise, filuat e i leshuat venbanimet tuaja, shume shqiptar londinez aq shume u frikesuan nga shkjau sa qe iken e braktisen shtepijat e tyre. Si ju tha ambasadori. amerikan: “faleminderit qe e doni A eriken por ju nuk e doni Shqiperine!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tani

                                    Ta thashe me siper. Je handikapat. Me vjen mire te pakten qe po e nxirrni koken hapur se brenda dekades se ardhme, kur te iki amerika, do riktheheni ne Serbi, dhe askush s do ja u vari kendej kufirit

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Ruthless

                                      Hahah na ngaterron me Kosovare qe ju perdhunuan te gjithe dhe iket me vrap? Ne ketu kemi qene e ketu do jemi, me ose pa aleat. Ju nuk keni te ardhme

                                      Përgjigjjuni
                          2. E
                            Emigrant Greqie

                            Ja su qiria Katiushka

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Biraxeri

                              Mero djali, ti ke nje moshe dhe nje kulture, qe duhej ta kishje eleminuar, nje gabim kaq trashanik, sa emrin Katjusha e ke vulgarizuar ne emer handikap; Kaqusha. Apo meqense gjerat vulgare, jane jete e zakoneshme atje, ti e percjelle me nje c’ i qi temen.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drenica

                                Ja ke futur kot o Mero! Ajo ishte titiste e thekur, funksionare e larte e regjimit antikombetar ne Kosove dhe kundershtare e protestave masive te vitit 1989. Ajo edhe per Rahman Morinen, kelyshin gjaksor te Millosheviqit thote se nuk ishte antikombetar!!! Si shume i ke ne qejf keto tipa, o Mero!

                                Përgjigjjuni
                                1. Škeljzen Maliči

                                  Merš šiptarsko đubro iz Serbice. Jebo te pas mater. Živjelo brtastvo jedinstvo.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Agim

                                    Kosovaret komentojne Serbisht ne portalet tona. Ej zot ca budallesh qe jane hahaha

                                    Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje