Ndërkombëtaret mbështesin idenë e LDK, analistët: Qeveria tranzitore shpëton vendin nga kriza politike

7 Maj 2025, 21:50Rajoni TEMA
Ndërkombëtaret mbështesin idenë e LDK, analistët:

Propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri uniteti për zgjidhjen e krizës ka ngjallur reagime të ndryshme në skenën politike.

Ideja për një kabinet tranzicioni deri në zgjedhjen e presidentit vitin e ardhshëm, ka marrë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, sipas asaj që vlerësojnë analistët. Profesor Dashamir Bërxulli, thotë për A2 CNN, ky lloj opsioni nuk ka marrë pëlqimin e përgjithshëm.

Analisti Arbër Sadikaj, thekson se LDK-ja e ka konsultuar këtë opsion edhe me miqtë ndërkombëtarë.

Profesor Bërxulli këshillon që nëse krijohen kushtet për një qeveri tranzitore, ajo duhet të përbëhet nga ekspertë dhe politikanë që kanë qëndrime neutrale.

Analisti Sadikaj argumenton se spektri politik në Kosovë ka frikë për të formuar një qeveri me dy parti të mëdha nga barra e rëndë e punëve që i presin.

Sipas propozimit të kreut të LDK-së, qeveria e tranzicionit do të kishte një kryeministër unifikues dhe qeverisja e tij do të zgjaste deri në kohën kur vendi duhet ta zgjedhë presidentin e ri, pra në prill të vitit 2026. 

4 Komente

  1. T
    Teodor

    Po pse ne lufte eshte Kosova. Shkoni ne zgjedhje te reja. Vetem keshtu ju vijne mendte.

    Përgjigjjuni
    1. k
      katunari

      Nderkorrbetaret padyshim qe duan destabilitet duke dhene receta te panevojeshme per nje vend si Kosova qe akoma nuk eshte forcuar te eci me kembet e veta.Nderkorrbetaret gjithnje kerkojne nje zgjidhje te koklavitur ,ku se çfare pune ka ketu zgjedhja e presidentit nje zot e di, thua se Kosova eshte Republike Presidenciale. Zgjidhja per Kosoven eshte fare e thjeshte:Zgjedhje te tjera parlamentare ne nje kohe sa me te shkurter dhe pranimi i rezultateve.E kete duhet ta nderare kryeministri Kurti i cili po mbane peng Kosoven deri sa te gjeje ndonje formule ku te prevaloje interesi i tij personal e jo ai i Kosoves.Nuk e kuptoj kete mentalitet ku politikanet hypin mbi kale e duan gjithnje te qendrojne mbi kale deri ne ndarrjen nga jeta.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gerti

        S na plas fare per fshatin e Kosoves. Vetem budallalleqe vijne nga ajo krahine.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor Rashiqi

          Po pra siq e përkrahën ndarjen e Kosovës, krijimin e dhjetë fshatrave me minoritarët serb në komuna, krijimin e zajednicës, ndërrimin e popullsisë, e përkrahën edhe krijimin e qeverive mafioze me ndihmën e listës së zezë serbe dhe kështu me radhë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje