Nënkryetari i LDK: Një qeveri tranzicioni do t'i jepte oksigjen politik Kosovës! Jemi peng i veprimeve të Kurtit

8 Maj 2025, 15:12Rajoni TEMA
Nënkryetari i LDK: Një qeveri tranzicioni do t'i jepte oksigjen

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetari i Vetëvendosjes në seancën e 12-të të konstituimit të Kuvendit, një ditë më parë tha se e refuzonte ofertën e LDK për një qeveri trazincioni.

Në lidhje me këtë ngërç, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo është një situatë e re për poltikën në Kosovë.

“Kjo është një situatë e paprecendentë, por Gjykata Kushteuese mund të ketë një plan tjetër në lidhje me këtë gjë. Duhet një vullnet politik, duhet të angazhohemi shumë.  Ne para dy ditëve morëm një letër nga Kurti, i kemi kthyer edhe një përgjigje.

Kosova është në një pikë kritike, jo vetëm për pasojë të ndryshimeve rajonale që po ndodhin, por edhe për pasojë të axhendës së saj zgjedhore.

Të paktën deri në mars një qeveri tranzicioni do t'i jepte oksigjen politik Kosovës, në të kundërtën ushtrimi i detyrës së demokracisë do të jetë shumë i vështirë. Zgjedhjet nuk janë shpresë për të dalë nga kjo situatë”, tha Lutfi Haziri.

Më tej Haziri theksoi se nëse kjo situatë nuk zgjidhet Kosova do të shkojë drejt një krize të madhe politike. Madje ai thekson se të gjitha partitë janë treguar tolerantë me Kurtin.

“Kurti nuk ka arritur një marrëveshje për qeverinë, ndaj edhe mban peng zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me mosvullnet politik.  Të gjitha partitë politike kanë pritur që LVV të ndërtojë një qeveri.

Ajo ka ndërtuar proces politik vetëm me veten e saj dhe me disa nga partnerë të vegjël që vijnë nga komunitetet shumicë jo serbe. Të gjitha partitë kanë pasur durim dhe kanë treguar respekt politik që Kurti të zgjidhte këtë proces. Nuk mbahen mend që rezultatet zgjedhore të kalojnë në procese të tilla. Ne jemi peng i veprimeve të Kurtit.

Po shihet në fakt që pa LDK nuk po ndërtohen institucione, po ne nuk po sillemi me arrogancë duam që të gjithë të përfshihen", shtoi Haziri ndërsa theksoi nëse ky ngërç vijon  do të shkaktojë një krizë të madhe politike në vend.

5 Komente

  1. L
    Lilo Fasulja

    Do ta kthente Kosovën më shumë në pronë të bandave politike, siq ndodhi 20 vite rresht, do i jipte frymë bandave fashiste serbe dhe korrupsionit masiv, kurse majmunave a lá haziri, bajrami dhe vejushës kica-xhelili i lë të lirë të abuzojn me lekun e qeverisë. Populli dy herë u tregoi pisave se ç'mendon për ta, tani përfundimisht do t'i hedh në pleh të pangopurit djaj.

    Përgjigjjuni
    1. P
      POLLOGU ARBNOR

      SHUMICA ABSOLUTE SHQIPTARE mbetet peng e ambicieve tuaja antikombëtare -proasocioniste.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gostivari

        Po, Lilë, atë presin krokodilët e Dardanisë - për ta Kosovo

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pollogu

          E vërtetë, do i jepte OKSIGJEN KARBONI, varianti më "human" do i jepte OKSIGJEN AZOTI ! Or shiptarell i mallkuar! Nuk/E keni me Kurtin... për të bërë SERPSKA ASOCIJACIJA, synonim i SHERBSKA REPUBLIKATA

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gostivari

            Parapëlqejnë SHERBSKA REPUBLIKA - ASHUROSIJACIJA. Albinin e kanë hale në sy .

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje