Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjidhja që partia e tij ka ofruar për të dalë nga ngërçi politik, përmes një qeverie tranzitore, mbetet në tryezë, por shtoi se ajo ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet – kurdo që janë të gatshëm të tjerët”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Ai theksoi se deri në arritjen e një zgjidhjeje “përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhjeve 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë”.
“Prandaj, sot kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025”.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar krijimin e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjen e presidentit të ri në fillim të vitit të ardhshëm.
Partitë e mëdha shqiptare janë shprehur të gatshme të bisedojnë për propozimin e LDK-së për, por Lëvizja Vetëvendosje – e cila i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit – e ka cilësuar propozimin si të papranueshëm.
Paraprakisht, Abdixhiku – partia e të cilit doli e treta në zgjedhje duke marrë 20 ulëse në Kuvend – e ka hedhur poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për të bashkëqeverisur.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova po dështon t’i themelojë institucionet e reja për shkak të mospajtimeve mes partive parlamentare dhe mungesës së një fituese me shumicë dërrmuese.
Procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.
Kosova eshte Serbi sepse nuk kane aftesi te vetqeverisen. Jane totalisht deficent.
Partite opozitare nuk duhet te bien ne kurthin e Albin Kurtit dhe Gervalles. Albini po i josh nje nga nje qe ti percaje opoziten , ti shkaterroje, pastaj te tallet me ta. VV me 48 Deputet eshte shume e rrezikshme per stabilitetin ne Kosove. Sa me shpejt zgjedhje te reja, populli tashme e ka kuptuar qe Albini eshte nje i paafte, cinik, mashtrues. Votimet e reja do ta zbresin VV nen kuoten 25%. Presidentja Osmani ka ardhur ora te marri ne dore fatin e Kosoves, te krijoj qeveri teknike deri ne zgjedhje. Albini nuk mund te jete me ne Qeveri, kane alergji Amerikanet dhe Europa, eshte mashtrues.
Bere gjthe ate shpjegim a thua sikur vetem ai eshte problemi atje. Po te lexosh komentet e Kosovareve jane tere budallallik, perralla dhe urrejtje per Shqiperine. Ky fakt mjafton qe mos te na lidhi me puna fare me ate zone.