Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale të Republikës disa kallëzime penale, që akuzojnë partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje.
Në këtë akuzë përfshihen dhe të gjithë ish-ministrat e Qeverisë së kaluar të cilët janë zgjedhur deputetë, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë.
Gjithashtu, këto kallëzime penale u dorëzuan nga deputetët Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili.
“Pas certifikimit të tyre si deputetë më 27 mars, këta zyrtarë kanë vazhduar të ushtrojnë funksione ekzekutive, duke marrë vendime të një natyre që ndalohet qartësisht nga neni 26 i Ligjit për Qeverinë, i cili kërkon dorëheqje të detyrueshme nga pozita qeveritare në rast të certifikimit si deputet.
Duke mos u larguar nga funksionet ekzekutive dhe duke vazhduar të përdorin burimet institucionale të shtetit, të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë prodhuar pasoja konkrete institucionale, financiare dhe juridike.
Këto veprime përbëjnë shkelje të rëndë të parimeve të shtetit të së drejtës dhe konsumojnë elementet e veprës penale të nenit 414 të Kodit Penal të Kosovës, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.
Bravo LDK, keshtubehen punet e mira, me ligj e jo me sharje siq vepron sekti famekeq i LVV. Kosova asht shume me mire pa qeveri sesa me nje qeveri zombie te Kurtit serb.
Partia VV ka mare dyfishin e votave te LDK dhe LDK ben te fortin e katundit. Respektoni voten e qytetareve ne te kunderten do ndeshkoheni shume ma keq.
Kosova eshte Serbi. Nuk vetqeveriset dot. Mjafton te lexosh nje koment kosovari per te kuptuar se me kete nivel mendor nuk mund te egzistoj si entitet shteteror