Kryediplomatja e Bashkimit Evropian kritikon ashpër Vuçiçin për vizitën në Moskë

8 Maj 2025, 18:03Rajoni TEMA
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian kritikon ashpër Vuçiçin

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësimin e saj për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në festimet për Ditën e Fitores në Moskë, duke thënë se kjo vizitë nuk po kalohet pa u vënë re nga shtetet anëtare të BE-së.

Gjatë një konference për shtyp së bashku me ministrin e jashtëm të Polonisë, Radoslaw Sikorski, Kallas u pyet nëse kjo vizitë mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

“Nga një këndvështrim, është pozitive që ushtria serbe nuk merr pjesë në paradë. Kjo do të kishte qenë edhe më problematike. Megjithatë, të shkosh atje, përkrah Putinit, ndërkohë që ai është i përfshirë në një luftë aktuale – lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – mbetet një çështje që prek ndërgjegjen e secilit”, u shpreh Kallas.

Ajo theksoi se vendet anëtare të BE-së nuk e kanë pranuar lehtë këtë lëvizje të Vuçiçit dhe shtoi se “ka shumë pyetje për t’u bërë kur diskutojmë hapat e ardhshëm. Kush janë aleatët e tu? Me kë po qëndron në të vërtetë?”.

5 Komente

  1. K
    Kauri

    I PLASI K,,ARI ALEKSANDRIT PER EVROPEN E BASHKUAR ,,,PSE SI SKENDERI SHQIPTAR QE KA 30 VJET QE SERVILOSET ,,PER TU ANTARSUARNE BE ,,

    Përgjigjjuni
    1. P
      POLLOGU ARBNOR

      SAKT! Lexoni hipokrizinë a la Europa. Kjo është e re dhe dikushmbi te e ka mësuar se si të thotë se na u bë nami, u trazuan minjtë. Lexoni se cka thotë; Është mirë që USHTRIA (serbe) nuk ka marrë pjesë. Moj zonjë, ani se pa uniformë, shkau Vucic është kryekomandanti i forcave të ushtrisë nazishoveniste. Me fjalë të tjera, do bëjmë lojën se gjoja ju qortojmë, ndërkohë që vazhdojnë ta lastojnë Shkininë. Pas 9 majit, më 10 maj, deklarata e qortimit do ndërshkallëzohet dhe do jetë thjesht provizitës, duke pohuar se deri-diku vizita e shkaut ALEKS duhet kuptuar edhe me efekt shtensionimi, megjithëse.... trlala-lala-la, triala -lala-la...

      Përgjigjjuni
    2. P
      Prostituta Kombetare sali $€ Magjari i Surrelit

      Gjithe bota perendimore deri ne Japoni, hapin fabrika dhe punesojne mijera vete ne serbi! Ne, na kane lene ne dore te Noizit e Stresit! Edhe ne fillim te viteve 90, ishim si skllever! Dokumentet perpara i merrnin afrikanet se ne! Na rrofte llallahu, sultjashi e pilafi! Padyshim…

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        BE eshte projekti me I mire we mund te kete nje Europian. Liri levizje , punesimi, demokraci.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kali i Trojës dhe Kali i Beogradit

          Putin-i i dha këto dhurata "simbolike": 1 pushkë, i orë, 1 libër. Domethënia: ka ardhur çasti të ndezësh luftën në Ballkanin e Hapur!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje