Vizita e Vuçiç në Moskë, ministri i Jashtëm i Serbisë: S’do ketë sanksione nga BE

10 Maj 2025, 13:36Rajoni TEMA
Vizita e Vuçiç në Moskë, ministri i Jashtëm i

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiç në Moskë gjatë ditëve të fundit “nuk do të sjellë ndërprerje të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE), e as sanksione nga Brukseli zyrtar”.

Ai tha për Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë (RTS) se gjatë javës Beogradin do ta vizitojnë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Ai shtoi se madje pret forcim të marrëdhënieve me Brukselin, të cilat, sipas tij, “nuk do të jenë në dëm të politikës së jashtme të balancuar të Serbisë”.

“Nuk do të ketë ndërprerje të integrimeve evropiane dhe as sanksione – kjo do të bëhet e qartë së shpejti, dhe ajo që mund të presim është vazhdimi i zhvillimit”, tha Gjuriç.

Vuçiç mbërriti në Moskë të enjten, ku një ditë më vonë mori pjesë në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe u takua me presidentin rus Putini për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por përballet me kritika nga Brukseli për shkak të mosharmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, e cila i ka vendosur sanksione të rrepta Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Marta Kos, komisionarja evropiane për zgjerim, deklaroi gjatë vizitës së saj javën e kaluar në Beograd se, për shkak të vizitës së Vuçiçit në Moskë, do ta ketë “shumë më të vështirë të ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm e orientuar drejt rrugës evropiane”.

“Nëntë maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme. Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin, ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane”, tha Kos ditë më parë.

Pas takimit me Putinin, gjatë të cilit ai u shpreh për rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, Vuçiç tha se është i gatshëm t’u përgjigjet kritikave që mund të vijnë nga Bashkimi Evropian./ REL

11 Komente

  1. J
    Jeta

    Europa është prostitutë

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamleti

      E dija para se të lindja, mortaja politike Evropë, me pak përjashtime austriake dhe individuale, me mirënjohje !

      Përgjigjjuni
    2. F
      Flamur Struga

      Krenohet gjel kokoshi..pulat kakarisin por kokoshi thote: ua plotesoj deshirat mos me shume..dhe verte pulave te kesaj europe nje gjel i ketille u nevoitet.Po perse valle?sepse gjeli eshte ne miqesi te vjeter ,gjeli i ka derguar vajzat me te mirame te bukura dhe u jane bere nuse ,politikaneve,dashnore presidenteve...pastaj europa zhurme do.Sikur europa te kishte qen serioze,problemin shekullor ndermjet shqiptareve dhe atyre te karpateve ,e kishte zgjedhur...sa keq per njerezimin ,....nuk e denojne kriminelin por viktimen e gjore...

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rita

        i dashur komento ne portalet kosovare jo ketu. jemi vend tjeter me opinione te tjera

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berlin

          Rita grekoshkina sllavoaziatike, Shqiperia eshte vend i shqiptarve, kurse ti dhe ai vendi yte i vockel e i qelbur eshte vend per sllavoaziatiket tuaj. Shqiptaret nuk pjerdhin sillojin tend.

          Përgjigjjuni
      2. G
        Genci

        S na kercet fare as per Vucic as per fshatin e Kosovo-Metohise. Jepni nanje lajm mbi shkencen, artin jo mbi Koqevar gjithe diten

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mjekohu

          Shko te psikiatri se pa pra po të del Kosova parasyshë edhe kur nuk përmendet fare!

          Përgjigjjuni
          1. P
            POLLOGU ARBNOR

            të përmjerësha trurin londinez !

            Përgjigjjuni
          2. U
            Umor Isti

            BE-ja t’i japë tani ndonjë miliard euro Serbisë si grant që mos ta takojë më Putinin deri në fund të muajit.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Umor Isti

              BE-ja t’i japë tani ndonjë miliard euro Serbisë si grant që mos ta takojë më Putinin deri në fund të muajit.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pollogu

                DO KETË SANKSIONE STIMULATIVE për SHKININË ! që do të thotë do sanksionohet në mënyrë pasive DARDANIA.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje