Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi Maqedonia e Veriut do të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar.
Për këtë, meritën Rama ia jep Ali Ahmetit.
“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet…
Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë dhe për këdo që ka interes për artin e politikës!
E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët!”.
Kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar foton e mësipërme.
Ramović, po me Abazovićin tuaj çbehet. Atje Maqedonia shqiptare sundohet nga nje grup sllavosevernjakesh dhe ti provon te mburresh. Hajdut i hajdutve!
Sukese Talat Xhaferit ne krye te qeverise se Maqedonise (me shume se gjysma e saje jane troje Shqiptare po nejse ceshtje tjeter kjo). Edhe pse qeveri teknike, eshte ngjarje historike qe KM te jete Shqiptar. Shpresojme qe shpejt do te vije dita qe Maqedonia te kete KM Shqiptar jo vetem teknik.
Po na i pyetni ndonjerin nga ato vemjet qe tebejne gojore se ne cilin grup jeni ju si sekt i hajnise ?
Ju lumte
Frazë e goditur qe përkon me aktualitetin….
Per Ramen eshte e kuptueshme nje Ali Ahmet qe shpernguli shqiptaret e Maqedonis ne mase 60% eshte i suksesshem?Nje kryeminister i shtetit ame perkrah nje Person si ali ahmeti,nuk eshte turpe por eshte tradheti,gje te cilen Rama e ka henger me buke dhe nje gote…..
Ali Ahmeti politikan i zoti ,patriot ,i zgjuar dhe prej tij duhet te mesojne gjithe politikanet shqipetare. Njeri i qete, imencur ,pune mbaruar ,patriot. Krenar per nje politikan si ky. Urime dhe pune te mbare kryeministrit te pare Shqipetar ne kete detyre.