Ekzekutimi i Liridonës, zbardhet dëshmia e Kushtrim Kokallës: Prej afro një viti Naimi më është lutur që ta kryej këtë vrasje

28 Janar 2024, 09:40Rajoni TEMA
Ekzekutimi i Liridonës, zbardhet dëshmia e Kushtrim Kokallës:

Kushtrim Kokalla, i arrestuari i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares.


Në dëshmitë e siguruara nga Paparaci, Kokalla ka deklaruar se Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës.

Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos ta bëjë asnjëherë.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.


Në dëshminë e tij, ai pranon se Naim Murseli e dorasi i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.

Ai jep detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.

2 Komente

  1. R
    Real

    Gjeniu cfaqet gjithnje dhe me i heshtur se i ka kryer te gjitha, duke filluar me ish te dashurin e vajzes e me radhe.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana tjeter e kendveshtrimit

      Nje gje eshte e pakuptueshme ne kete histori: Nese Liridona paska ditur dicka te rendesishme per Naim Murselin - sic e kane thene mediat qe ne fillim te ngjarjes te rende - si ka mundesi qe ajo dukej aq e lumtur dhe e qeshur me kete monster dhe te os arrinte te divorcohej prej tij?! Dhe kete e thone edhe njerezit me te cilet ajo punoi ca kohe ne kafen gjoja ne pronesi te Naim Murselit ne ate qyteze suedeze ?! Vertet jane gjera te habotshme dhe plot mister.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje