Çështja “dinari”, Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

2 Shkurt 2024, 19:49Rajoni TEMA
Çështja “dinari”, Minxhozi: Albin Kurti po e fut

Analisti Skënder Minxhozi tha se kryeministrit Albin Kurti po luan një kurs të rrezikshme, sa i takon vendimit për heqjen e dinarit serb si mënyrë pagese.

Gjatë intervistës në ABC News, analisti tha se në këtë pikë ndërkombëtarët janë të bashkuar dhe kërkojnë nga Kosova ta pezullojë menjëherë këtë masë.

“Është linja e Albin Kurti që luan politikën e faktit të kryer. Kjo linjë e qeverisë së Kosovës, duket si një kokëfortësi, larg logjikës dhe larg asaj arealpolitikës që duhet të jetë.

Linja ndërkombëtare po dëshmohet unitare dhe ky është një realitet që Albin Kurti nuk mund të kalojë.

E fut edhe njëherë Kosovën në një kurs përplasjeje me perëndimin dhe e fut në mënyrë ciklike Kurtin dhe qeverinë e tij si me SHBA, ashtu dhe me perëndimorë të tjerë”, theksoi ai.

9 Komente

  1. B
    Bimi

    Kurti ka gabimin e vetëm që nuk po arrin të kuptojë se sa i dashuruar qenka Perëndimi me Serbinë në këtë moment... Kaq edhe asgjë më shumë! Po del e tepron për të na rrezikuar kokat...se edhe ato qenkan gati të na i shesin tek serbët këta "aleatët" vetëm që tjua vari pak Vuçiçiçi

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Albini duhet ta kuptoje qe Kosova nuk e ka forcen qe te perballet e vetme. Prandaj duhet degjuar miqte. Albini duhet qe tu besoje miqve. Nese ata bombarduan Serbine dhe e bene shtetin e Kosoves, perse te kete dyshime ne ta.

      Përgjigjjuni
    2. l
      lejda

      Ja mori dhe sot ne goje Rames Minxhozi...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Apo jo?

        Per te dy komentuesit e mesiper, them se Kurti beri gabim sepse eshte fjala per parate e pakices sebe dhe per parate perndimi eshte shume i ndjeshem. Kurti duhej te kish menduar qe me pare dhe te bisedonte me Serbine per kete ceshtje qe pakicat serbe te mos humbasin te ardhurat....tani une e kuptoj qe partizanet e Kurtit do me thone se serbet mund ti konvertojne parate ne euro dhe vuciqi ketej e tytje do i ndihmoje spitalet e serbeve te Kosoves, sipas marreveshjeve me Kurtin per tu dhene dinare, jo duke u dhene dinare por duke u dhene euro. Pra Kurti nuk shikon punen e tij por punen e Vuciqit. Me nje fjale Kurti eshte nje grindavec me qellim te dyfishte. Nga ana jone hiqet si shqiptar i forte dhe per Vuciqin eshte spiun i tij qe ndihmon Vuciqin per ti futur thiken ne zemer Kosoves. Problemi po shkon ne Keshillin e Sigurimit, sipas skenarit ruso-serb.....

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????????????????

          Deri kur duhet toleruar kjo marrzi e qetnikve ma thuaj?nuk e kuptoj si mundesh me toleru vet ti zotri ?po toka e këtij populli esht more zotëri,jo e serbis, ne token tende vendos ti e jo me ardh perëndimi met than leshoj pantallonat edhe ksaj radhe se edhe nje her po ta fusim se ska problem se jeni msu me ja perdhunu qe 1000 vjet.a duhet apo s'duhet zoteri me hjek dinarin? Me na var prap edhe pas 1000 vjete apo?

          Përgjigjjuni
          1. d
            dardani

            APO JO ! Amerika e vë dinjitetin e vet në lojë. Hipokrizi e kaluar hipokrizisë. C´janë këto "menjëherë" - ULTIMATUME armiqësore ndaj nesh shqiptarëve. Serbët shqelmonin ushtarët e Natos (KFOR) dhe kujt nuk i ra në mend të përdot ultimatumin "MENJËHERË". U miratua njëfarë Marrëveshkjje e Ohrit për shiptarellat e FYROMIT - Makedonijata dhe, edhe pse ishte një marrëveshje me favorizim të shovenizmit sllavoserb atje, me dekada nuk u zbatua asgjë nga ajo farë besëlidhjeje, dhe menjëherë nuk i ra ndër mend kujt nga perëndimii të thoshte. Krahasoni pozitën e shqiptarëve milionësh atje, poshtëruese, dhe të shkive në Dardani - SIPËRORE.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kosovari

            Per komentuesin e trete /Apo jo ?.. Komentuesi i pare /Bimi Ka plotsisht te drejte . Pytja per ty "Apo jo?" Sa dini per politiken Serbe ne Serbi dhe sa i njihni Serbt e Kosoves. Nese thoni se ta mbyllim gojen , se ne nuk kemi te drejte per asgje ,eshte Ok.....

            Përgjigjjuni
            1. b
              bashkimi per drejtesi

              Z. Minxhoz përkundër respektit thamë je shumë i vonë tek tash e paske vërejt qëllimin e Kurtit dhe të kësaj Qeverie kurse prej shumë vitesh i njohim regjimet GJENOCIDE të Serbinë. Që nga ardhja e në pushtet në Kosovë të atyre që dogjën institucione dhe sollën “filozofët – pisllëkun ideologjik” edhe nga Shqipëria janë kundër Perëndimit. Qytetarët janë të lënduar e zhgënjyer prej kur u shpallë armiqësia me miqtë tanë si SHBA, BE, SHQIPËRI e vendet tjera demokratike që na ndimuan për çlirim nga regjimi serb, pastaj fyerjet, sharjet e anashkalimi i personaliteteve botërore, UÇK. KFOR-it etj. i cili sa e sa herë nxori nga kriza kurse policia për policia Kosovës morën “shpërblim” nga KM “Nuk keni bërë gjë me 24 shtator, i keni vrarë tre veta me snajper nga distanca”!. Të gjitha këto “merita” janë rezultat për mosnjohje nga asnjë vend i botës. Më askush nuk na vlerëson "se jemi të pa besë" /Macroni/. Dinari është nga më të voglat që i kanë ndodh shqiptareve në Kosovë. Për 20 vite janë deklaruar se nuk njohin e shtetit të Kosovës dhe as simboleve të saja. Sulmojnë në vazhdimësi institucioneve të pavarura; Gjykatës Kushtetuese, të Drejtësisë - Prokurorisë së shtetit, Mediave etj. dhe tregojnë kapjen e shteti dhe janë pasqyrë e një qeverisje popullsitë dhe aspak demokratike etj. . Inflacioni, mos ngritja e pensioneve dhe pagave , zero shëndetësi, zero arsim, nepotizëm dhe diskriminime me punësim me para të taksapagueseve të qytetarëve – si ajo me super puna, diskriminimi me ndarja buxhetit për komuna për të blerë vota etj. janë tregues te autokracisë. Kosova po jeton me para të bashkatdhetarëve tanë, me dhunë që po na venit të ardhmen, me ikjen trurit dhe të rinjve që është interes i Serbisë /Daçiqi thoshte; “...jepuni liberalizim e ua dërgojmë autobusët që të ikin...” sepse i konvenon një Kosovë pa RINI – si forcë mbrojtëse, shtimi natyror dhe zhvillim ekonomik. Kjo është një qeveri që dështimet i kthen në lavdërime deri në dëlire etj. etj. Nuk ndihmohet kombi dhe shteti duke fsheh të keqen dhe dështimet.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eni

                Minxhoz Albini eshte me larte se te gjithe ju pjese e shpures Shqiptare te ngjyer deri ne fyt...Albini ska borxhe ke askush ndaj skane cfare presioni ti bejne..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje