
Në protestën e djeshme në veri të Kosovës, disa protestues serbë mbanin kapele identike të veshura nga famëkeqi Veljko Belivuk. Veljko Belivuk ishte lideri i një grupi kriminal që kryente shërbime për shtetin e Serbisë.
Mediat në Kosovë kanë vënë re detajin dhe kanë identifikuar disa prej protestuesve, mes të cilëve thonë se kishte edhe policë serbë të veshur me rroba civile, e që në duar mbanin shkopinj gome dhe hekuri.
Prej tyre, është identifikuar Dragan Smigiq. Ky i fundit dyshohet se është një polic serb nga Rudara e Serbisë. Një fotografi që është shpërndarë në Twitter, shihet teksa Dragani godet me shkop policie ushtarët e NATO-s në Kosovë, shkruan Telegrafi.
Po ashtu, në veturat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, dhe në veturat zyrtare të KFOR-it huliganët kanë shkruar me ngjyrë të bardhë simbolin kombëtar të serbëve, ndërsa me ngjyrë të zezë shkronjën “Z” e cila është bërë simbol i mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës.
Ish-Gebelsi i kryekriminelit Milloshevic, Alexander Vucic po demonstron ne Veriun e Kosoves trupat krimineleve te tij me pagese, si homologu i tij i madh Vladimir Putin ne Ukrainen Lindore. Persa i perket karrieres politike te Albin Kurtit, une kam vene re se gjithmone ka luajtur rolin e "patriotit" ekstremist shqiptar qe con uje ne mullirin serb.
Ore Mehro ore derezi ...... po ke 30vjet gazetar e botues ,pa besoj ke dale disi ene matan kufirit ,ne neper rruget e Tirones ke dale te shetisesh more qyqar qe nuk paske dale nga guaska e Peshtanit (pusht-anit) !!!!! Po ore Mehro po ajo shenja ne kapele nuk eshte simbol i gangsterit Belivuk por simbol firmes se veshjeve (sportive) NIKE !!!! E di qe ti e njeh mire por si pak pushtanak (banor i Peshtanit) qe je ben te paditurin dhe boton budallalleqe !!!!! Here tjeter mos ngatarrosh simbolin e Adidas-it me te Wagnerit dhe po na ben çorbe .......miqte pertej oqeanit !!