Policia e Kosovës: Janë arrestuar pesë persona për lëndimin e ushtarëve të KFOR-it

29 Maj 2023, 19:52Rajoni TEMA

 

Policia e Kosovës: Janë arrestuar pesë persona për

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë të gjatë në lidhje me situatën në veri këtë të hëne të 29 majit. Në komunikatën e saj, Policia thekson se situata në veri ka qenë e tensionuar, teksa thotë se protestuesit serbë kane provokuar e sharë vazhdimisht.

Tutje, thuhet se në drejtim të Policisë e KFOR-it janë hedhur mjete eksplozive.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e koordinuar me KFOR-in për të menaxhuar situatën. KFOR-i janë detyruar të veprojnë pasi nga dhuna e protestuesve është vënë në rrezik jeta e zyrtarëve, janë vënë në rrezik dëmtimi i automjeteve dhe prona publike.

Protestuesit në Zveqan nuk kanë zbatuar urdhrat zyrtar për largim, por kanë rezistuar dhe kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, koktej molotovi, shok bombë, mjete eksplozive si dhe janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri.” – shkruhet në komunikatë.

“Si pasojë e dhunës së shfrenuar deri më tani janë lënduar/plagosur disa zyrtarë të KFOR-it, si dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre.” – shkruhet tutje aty.

1 Komente

  1. e
    emigranti

    Ato " protestues " te zhurmshem ne qender te komunave ne Veri te Kosoves, jane forca paramilitare te kontrolluara nga Serbia, e cila keekon qe me dhune te ndryshoje kufijte. Edhe ne 1926 e moren Shen Naunin pasi e kishin mbajtur te pushtuar me forca ushtarake qe nga viti 1913, vit ku ishin percaktuar kufijte e Shqiperise. Megjithese kohet kane ndryshuar, eshte detyre e policise se Kosoves qe te qendroje fort dhe te zbatoje ligjin me pergjegjesi,mduke filmuar shkelesit e ligjit dhe vandalet, te cilet pastaj duhet te paguajne per demet e shkaktuara. Po keshtu z. Kurti duhet te qendroje fort ne pozicionin e tij te palekundur ne mbrojtje te Kosoves, por pa e prishur me nderkombetaret. Opozita kosovare duhet qe ne lidhje me ceshtjen kombetare te jete ne te njejten linje me qeverine, ne menyre qe Vucici te mos e shohe si nje shprese per fitore dhe do detyrohet te ndale protestat e dhunshme te iniciuara nga ai vete. Gjithashtu edhe qeveria shqiptare duhet te mbante te njejtin qendrim ne menyre qe kontrolli I teritorit ne Veri te arrihet sa me shpejt e sa me me pak dhimbje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje