Tensionet në veri, Vuçiç: Kurti ka veç një dëshirë, ta çojë në gjakderdhje rajonin

29 Maj 2023, 20:45Rajoni TEMA

Tensionet në veri, Vuçiç: Kurti ka veç një

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ka muaj që thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vetëm një dëshirë – “ta çojë në gjakderdhje gjithë rajonin”.

Por, shtoi ai “pak njerëz deshën për ta dëgjuar atë dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh vërtetë në Kosovë”.

Megjithatë, Vuçiç tha se “në tre ditët e fundit ‘edhe një idiot’ mund të kuptojë se çfarë po ndodhë”.

“Dëshira e Kurtit është që të ketë konflikte të mëdha mes serbëve dhe NATO-s dhe ai të lajë duart dhe të thotë se nuk ka lidhje me të”, pohoi Vuçiç në konferencë për media dhe shtoi se ka pasur bisedime me amerikanët, gjermanët dhe evropianët.

Ai ka theksuar se serbët e mbledhur në komunat veriore, janë grumbulluar për t’i mbrojtur ndërtesat e tyre, derisa ka pretenduar se “ndërkombëtarët nuk i kanë mbrojtur serbët”.

Vuçiç e ka pranuar se veturat e policisë së Kosovës janë ngjyrosur, por e ka mohuar se ato janë sulmuar.

“Serbët kanë kërkuar tërheqjen e Policisë dhe kryetarëve. KFOR-i ka kërkuar që të kalojnë veturat e ROSU-s”, shtoi ai.

Kreu i shtetit serb ka pretenduar se pika kyçe që ka çuar në incidentet e sotme ka qenë se serbët kanë rrethuar dy vetura të policisë dhe kanë shkruar katër shkronja “S”.

3 Komente

  1. e
    emigranti

    Jeni ju z. Vucic personi qe po e coni rajonin ne gjendje lufte, njelloj si tutori juaj Miloshevic. Ishit ju qe urdheruat zbrazjen e te gjitha zyrave te institucioneve shteterore ne Veri, madje duke u premtuar edhe pagesen per sa kohe nuk do paraqiteshin ne detyre. Jeni ju qe kerkoni qe vendi ( Veriu Kosoves) te mbetet ne anarki dhe pa qeverisje, nen pushtetin e bandave te komanduara po nga ju, ne menyre qe te " vertetoni " para botes paaftesine e shqiptareve per te qeverisur. Jenì po ju sot qe dirigjoni vandalet per te perzene nga detyra kryetaret e zgjedhur demokratikisht, pasi ishit po ju qe kerkuat bojkotin e zgjedhjeve. Dhe se fundmi jeni ju qe urdheruat kalimin e forcave ushtarake ne kufi me Kosoven ne gjendje gadishmerie te larte. Pra edhe nje idiot , sic shpreheni ju, e kupton se kush eshte personi qe kerkon konfliktin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqip

      Ky dauni eshte i rezikshem fytyre me të poshter ske ku e gjen

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flet Arresti per Kriminelin Vucic ndryshe ka Lufte

        Intepoli duhet te pres menjiher nji Flet Aresti per Vucic per te ndaluar Luften ne Ballkan . Eshte nji sallam i helmuar per Politiken . Deklarat e Diplomateve te huaj nxiten dhunen e serbeve ne Motrovice .A thu kerkojne Te Fortet nji Ukraine te dyte ne Kosove ?! Do ishte vertet Kriminale e Fashiste nji Politike e tille e Te Forteve ne Ballkan qe gjate gjithe Historise kan nxitur e ndersyer Hianet rreth shqiptareve t'i sulmojne ,mbasi kan c'armatosur Shqiptare !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje