
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, mbrëmjen e djeshme, ku 17 persona kanë mbetur të lënduar nga përplasja fizike mes disa personave në një lokal në qendër të qytetit, shtatë prej të cilëve janë plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, dy persona janë identifikuar si të implikuar në sherrin ku mbetën të lënduar 17 persona, 14 prej tyre janë vajza. Disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, por edhe nga plagë të shkaktuara nga xhama.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm mjekët konfirmuan se njëri nga të plagosurit, një 39-vjeçar, kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.
Lini një Përgjigje